Gjobat ndaj bizneseve, Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin

535
Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për gjobat ndaj evazionit fiskal. Një muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligjit 99/2015 kushtetuesja ka vendosur pezullimin e tij deri në një vendimarrje nga kjo gjykata.
Ky vendim vjen pas kërkesës së shoqatës së tregtarëve e cila kërkon shpalljen antikushtetues të ndryshimeve ligjore të cilat dhjetë fishuan gjobat për evazionin dhe mos përdorimin e kasës fiskale.
Gjykata kushtetuese ka bërë publik vendimin e saj këtë të mërkurë në faqen zyrtare të internetit ku njofton pezullimin e zbatimit të lijgit nr99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Ndërkohë shoqata për mbrojtien e tregtarëve dhe tregut kërkon që ky ligj të shpallet antikushtetuese, kërkesë kjo e demonstruar dhe me protestën e mbajtur më 12 nëntor ditën e hyrjes në fuqi të penaliteteve.
Sigal