Gjirokastrës, shembet një nga akset kryesore, izolohen banorët e zonës

517
Një nga akset më të rëndësishme që lidh pazarin me kalanë e Gjirokastrës dhe tri lagje të pjesës së sipërme me dy qendrat e qytetit është shembur si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit. Ky problem ka bërë të pamundur përshkrimin e kësaj zone nga banorët dhe mjetet e transportit. Paralajmërimi i shembjes së aksit ka ardhur disa vite më parë duke dhënë shenja me harkimin dhe dëmtimin e murit mbajtës të rrugës, por sipas bashkisë së qytetit kanë munguar fondet për ndërhyrje. Shumë rrugë të rëndësishme në zonën historike të qytetit janë duke përjetuar probleme të ngjashme. Shkak është bërë trafiku i rënduar i paparashikuar në kohën e ndërtimit dhe ngarkesa e rrugëve me mjete të rënda si kamionë e betoniera.
Sigal