Gjirokastër, shpërthen në flakë makina në ecje, “zhduket” pronari

595
Sigal

Një automjet është
përfshirë nga flakët gjatë ecjes në Urën e Kardhiqit në Gjirokastër. Ngjarja në
fjalë është regjistruar në vendin e quajtur Humelice.

Burime zyrtare bënë me
dije se bëhet fjalë për automjetin tip ‘Audi blu’, me targa AA457HY F.Ll,
ndërsa nuk dihet se kush është pronari. Të njëjtat burime theksuan se shkak i
zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike që ka shkaktuar masë në
bllokun e siguresave. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forcat policore dhe ato të
zjarrfikëses kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen
e flakëve në motor.

“BalkanWeb” ka siguruar
foto nga momenti i djegies së automjetit. Sakaq, policia vijon hetimet në
lidhje me zbardhjen e plotë të shaqeve të zjarrit.