Gjirokastër, sekuestrohen 2.300 bimë narkotike në proçes tharje, në kërkim 3 persona

144

Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e vend
magazinimit të bimëve narkotike.

Gjatë
orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione anticannabis.

Operacionet
në Kelcyrë e Memaliaj.

Sekuestrohen
drogë, armë e bimë narkotike në proces tharje.

Shpallen
tre shtetas në kërkim.

Sekuestrohen
85 kg lëndë narkotike.

2.300 bimë
narkotike në proces tharje.

Si dhe
dy  armë zjarri.


operacion 70 forca Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër,
Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Kelcyrë.

Operacioni
i parë u zhvillua në  territorin e fshatit Panarit, të  njësisë 
administrative Dishnicë,  në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë”
ku u  gjeten në  një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të
dyshuara narkotike të  varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth
10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.

Policia
mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim
policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.

Operacioni
i dytë u zhvillua në territorin e fshatit  Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u
evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën  një automatik,  një
pushkë,   8 thase me lëndë narkotike me peshë  rreth 75
kg,  si dhe 1000 bimë në proces tharje.

Policia ka
shpallur në kërkim si autorë   të dyshuar shtetasit  A.P dhe M.O
nga fshati Izvor.

Një sasi
e  lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilesinë e
provës materiale.

Ndërsa
bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike  në të dy operacionet
janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Po vijon
puna për  zbardhjen e plotë të këtyre rasteve si dhe për kapjen e
autorëve.