Gjirokastër, sekuestrohen 1772 kg drogë, arrestohen 4 persona, 3 në kërkim

601
Sigal

Policia
e Gjirokastrës ka sekuestruar 1772 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga
përfunduan 4 persona dhe 3 u shpallën në kërkim. Bëhet fjalë për Besim Zikën,
46 vjeç, Pëllumb Ronën, 55 vjeç, Festim Ronën, 65 vjeç si dhe Çoban Kalemi, 52
vjeç, të gjitha nga Memaliaj.

Burime
zyrtare nga policia pohuan se në kërkim u shpall shtetasi G.G. Në bazë të
informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga
Shërbimet e Policisë në banesën e Pëllumb Ronës, u gjet një sasi prej 65 kg
hashash, e paketuar në thasë plastik. Ndërkohë, Besim Zikës, iu gjet rreth 17
kg marijuian dhe Çoban Kalemit iu gjetën në banesën 19 thasë me drogë, me peshë
totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë. Sakaq,
në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë
totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Gjithashtu në vendin e quajtur
“Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të
dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg. Vijon puna për
kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi
nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.