Gjirokastër – Pranga 44-vjeçarit për falsifikim dokumentash, në kërkim edhe për prostitucion

217
Një 44-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për falsifikim dokumentash.

Policia sqaron se “Përparim Voda është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi Grek me gjeneralitetet të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij.“

Gjithashtu policia thotë se Përparim Voda është person i shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi Prokuroria Kukës ka dërguar Urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njëkohësisht “ky shtetas nga ZQK INTERPOL TIRANË është shpallur në kërkim pasi INTERPOL ROMA në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.