Gjirokastër, arrestohet 46 – vjeçari, policia sekustron dhe 114 kg kanabis

486
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u është gjetur kanabis në banesë. Gjatë një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e Ilir Jeminit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka gjetur një qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 6 kg.


Sigal

Pas kësaj, po në lagjen “Zinxhira”, nga kontrolli i ushtuar në afërsi të banesës së shtetasit E.J, u gjetën 12 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 110 kg.

Policia shpalli në kërkim shtetasin E.J, dhe po punon për kapjen e tij.