Gjirokastër, alarmin për nivel të lartë ndotjeje në liqenin e Viroit dhe Drinos

529
Lumi Drino dhe liqeni artificial i Viroit në Gjirokastër, nuk duhet të frekuentohen për t’u larë në këto ditë të nxehta vere, pasi rrezikohet seriozisht shëndeti i banorëve. Është ky konstatimi që vjen pas analizimit të kampioneve të ujërave sipërfaqësore të këtij liqeni madje edhe në burimin e tij, Mëmën e Viroit, si dhe në lumin Drino ku niveli i ndotjes është mjaft i lartë. Përfaqësues të DSHP ju kanë apel banorëve që të mos lahen në këto ujra, e njëkohësisht me një shkresë i është drejtuar Inspektoratit të Mjedisit për të marrë masa në lidhje me këtë problematikë. Niveli më i lartë i ndotjes është konstatuar në rrjedhën e lumit Drino ku shkarkohen edhe kolektorët e ujërave të zeza të qytetit Gjirokastër. Por ajo që ka shqetësuar këtë drejtori, është dhe ndotja e burimit të Viroit, ku për herë të parë konstatohet ndotje bakteriale. Kjo sipas specialistit të DSHP, mendohet se mund të ketë ndodhur nga prezenca e disa stallave të bagëtive në kodrën e këtij parku.
Sigal