Gjiknuri:U rrezikua kolapsi marrëveshja me CEZ më e mira

479
Sigal

TIRANE– Ministria e Energjisë ka lancuar sot planin operacional kundër vjedhjes së energjisë. Pas përfundimit të afatit që qeveria ju kishte lënë atyre bizneseve dhe personave të tjerë, që vjedhin energjinë elektrike, pritet që duke filluar nga sot të fillojë një operacion i gjerë në gjithë vendin, ku përveç punonjësve të OST do të jenë të angazhuar dhe qindra forca policie. Gjatë konferencës me temë “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” ministri Gjiknuri është ndalur tek situata ku ndodhet aktualisht sektori energjetik dhe plani i investimeve për ta kthyer atë në fitimprurës.

Gjiknuri: Gjetëm një kufomë energjetike, marrëveshja me CEZ më e mira
Gjatë fjalës së tij në konferencë me temë “Takimi kombëtar, Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, ka sqaruar edhe pse sistemi energjetik ndodhet në këtë situatë.  
 
Sipas tij qeveria socialiste gjeti një kufomë energjetike, një borxh që arrinte deri në 1.1 mld dollarë. Kjo thekson Gjiknuri ka ardhur për shkak të privatizimit të dështuar, pasi para privatizimit niveli i humbjeve ishte 34 % humbje, ndërsa pas privatizimit kaloi 45%.

“Në vend gjetëm një kufomë energjetike, gjetëm një borxh që arrinte deri në 1.1 mld dollarë kjo për shkak të privatizimit të dështuar. Para privatizimit niveli i humbjeve 34 %, pas privatizimit mbi 45%. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori”- tha Ministri Gjiknuri.
 
 
Më tej ai foli edhe për marrëveshjen me CEZ për zgjidhjen e konfliktit. Sipas ministrit, sistemi energjetik  kërkonte investime dhe nëse nuk mernim masa në vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps dhe se marrëveshja ishte për t’i hapur rrugë investimeve aq të nevojshme.
 
“Sistemi energjetik  kërkonte investime dhe nëse nuk merrnim masa në vitin tjetër sistemi shkonte në kolaps. Bëmë zgjidhjen më të mirë me marrëveshjen me CEZ. Marrëveshja me CEZ ishte për t’i hapur rrugë investimeve.”-shtoi Gjiknuri.

Gjiknuri: Jemi përpara një situate kritike të vjedhjes së energjisë 
Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka vlerësuar se sistemi energjetik në Shqipëri ndodhet në një situatë kritike për shkak të vjedhjes së energjisë. Duke falënderuar Kryeminisdtrin për mbështetjen dhe masat e marra për frenimin e këtij fenomeni Gjiknuri thekson se Kjo terapi është kaq e nevojshme është vetëm faza e parë
 
“Jemi përpara një situate kritike të vjedhjes së energjisë. Falenderoj kryeministrin, jo për shkak kortezhe, por për rëndësinë që i ka dhënë mesazhit për të luftuar abuzimet në sistemin e energjisë. Kjo terapi kaq e nevojshme është faza e parë, ka plagë të thella.”- tha Gjiknuri.