Gjiknuri: Bashkitë me performancë të dobët me ujësjellësit nuk financohen

579
Bashkitë që nuk përmirësojnë gjendjen e ujësjellësve, jo vetëm nuk do të kenë financime, por këto ndërmarrje do t’i kalojnë për menaxhim shtetit ose bashkive me performancë më të mirë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, bëri të ditur gjatë analizës vjetore të Ujësjellës-Kanalizime, se po ndërmerren këto ndryshime ligjore në drejtim të financimit të shoqërive të Ujësjellës-Kanalizimeve. “Kur nuk ka performancë, ka 2 zgjidhje: ose i bashkohet një ujësjellësi me performancë më të lartë, ose i kalohet një tjetri. Duhet investuar mirë që të kthehet në një burim fitimprurës”, tha ministri Gjiknuri. Ministri Gjiknuri u shpreh se sipas verifikimeve të bëra në terren, mbi 50% e bizneseve nuk janë pajisur me ujëmatësa. Ministri Gjiknuri riktheksoi se krerët e bashkive, të cilët nuk kanë performancë pozitive në drejtim të sektorit të ujit, nuk duhet të kandidojnë sërish për këtë pozicion.
Sigal