“Gjika” Gjykata e Vlorës rrëzon kërkesën e prokurorisë për gjyqtarët

459
Gjykata e Vlorës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për përjashtimin e dy gjyqtareve të trupit gjykues në procesin kundër Shpëtim Gjikës. Prokuroria paraqiti këtë kërkesë, pas dorëheqjes së kryetarit të trupit gjykues, Skënder Haluca, i cili deklaroi në fillim të procesit, se ka njohje më të pandehurin Gjika.
Pas kësaj dorëheqje, prokuroria kërkoi edhe zëvendësimin e dy anëtarëve të tjerë të trupit gjykues, Laurent Fucia dhe Anastasi Shehu, me argumentin se këta të dy, bashkë me gjyqtarin Haluca prej më shumë se një viti funksionojnë si një trupë gjyqësore dhe fakti që gjyqtari Haluca ka pranuar miqësinë me te pandehurin, mund të ndikojë në vendimmarrjen objektive të dy gjyqtarëve të tjerë. Kjo kërkesë e prokurorisë për përjashtimin e dy gjyqtareve të tjerë, nuk u pranua sot nga Gjykata Vlorë. 
Sigal