Gjika, biznesit: Bashkë të sfidojmë kolapsin që na dha peshqesh Qeveria!

726
Sigal

Në kuadër të 100- vjetorit të paravësisë, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i bën thirrje biznesit

Shpëtim Gjika ka bërë një bashkëbisedim të gjatë me biznesmenët vlonjatë, që janë anëtarë të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, në qendër të cilit ka qenë thirrja që ju bëhet atyre për të kontribuar në përfundimin e investimeve në qytet. Kryetari i Dhomës, Arben Breshani, ka çelur takimin duke ju bërë thirrje kolegëve të tij se “Më shumë se kurrë qyteti ynë, ka nevojë për kontributet tona, se Vlora duhet ta festojë denjësisht 100 vjetorin e Pavarësisë dhe vlonjatët e kanë të parët këtë detyrim. Vlora jonë, është kryeqyteti i Pavarësisë, ndaj vëmendja jonë si biznes duhet të përqendrohet tek kjo datë, duke kontribuar financiarisht për të përfunduar investimet e nisura.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika

Në fjalën e tij Gjika u shpreh: “Shkak i këtij takimi është kremtimi i festës së 100 -vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, që po afron. Kjo na bën krenarë ne vlonjatët, njëherësh duhet të ndajmë edhe përgjegjësinë, për ta kurorëzuar sa më denjësisht festën, për tu dhënë mundësinë shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, për të qenë atë ditë në Vlorë, për të shijuar jo vetëm aspektin historik të kësaj date, por për të vlerësuar edhe përgatitjet, që do t’i japin një pamje ndryshe Vlorës”.

Ngjarja e madhe

Ngjarje e madhe kërkonte domosdoshmërish mbështetjen e Qeverisë. Bashkia e Vlorës ka programuar një sërë aktivitetesh për të kremtuar 100 vjetorin e Pavarësisë, duke përcaktuar një axhendë të ngjeshur me aktivitete kulturore, historike të të gjitha llojeve. Për këtë është ngritur një staf jo vetëm me punonjësit e bashkisë, por edhe me konsulentë të jashtëm, që me dëshirë të madhe, janë atashuar vullnetarisht për të dhënë kontributin e tyre.

Biznesi

Pas thirrjes dhe argumenteve që ka paraqitur kryebashkiaku Gjika, shumë nga biznesmenët e pranishëm janë shprehur se do të jenë në krah të bashkisë për të kontribuar, që Vlora të festojë denjësisht, ashtu sikurse e meriton 100- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.