Gjermeni inspekton projektet për zhvillimin urban në Korçë e Pustec

613
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni inspektoi të premten disa projekte për zhvillimin urban në bashkitë e Korçes dhe Pustecit që po financohen nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2014 2015. I shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ministrja Gjermeni inspektoi rikonstruksionin e Parkut Rinia dhe projektin për rikonstruksionin e plotë të disa shesheve kryesore të qytetit përfshirë edhe rehabilitimin infrastrukturor të rrugës Gjon Buzuku.

Këto janë dy nga gjashtë projektet e zbatuara në qytetin e Korçës në kuadër të programit “Rilindja Urbane”. “Të gjashtë këto projekte i shtojnë bukuritë dhe vlerat këtij qyteti, duke i dhënë një pamje bashkëkohore dhe krijuar më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët e shumtë”, tha Gjermeni. Ministrja Gjermeni po sot inspektoi në Bashkinë Pustec punimet e kryera në sheshin qendror të kësaj bashkie, me vlerë financimi rreth 24 milionë lekë. “Falë zbatimit të këtij projekti, i cili përfundon në fillim të vitit që vjen, qytetarët e kësaj bashkie do të kenë më shumë hapësira publike në shërbim të tyre”, theksoi ministrja Gjermeni në fjalën e saj.
Sigal