Gjermania kthen 80 azilkërkues. Merk: Shqipëria vend i sigurtë, shanset për azil zero

586
Gjermania vijon të kthejë shtetasit shqiptarë që kishin udhëtuar për të kërkuar azil. Grupi më i fundit i azilkërkuesve të kthyer nga Gjermania, dukej se kishte fatin e mirë ose të keq, që të shoqërohej nga ministrja e Shtetit për Europën në Landin e Bavarisë, Beate Merk. Ajo ka përsëritiur qartë se asnjë kërkesë azili nga Shqipëria e cilësuar si vend i sigurtë nuk do të merret parasysh. Merk ka shoqëruar rreth 80 shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani, por ishin refuzuar nga autoritet. “Azilkërkuesit shqiptarë do të vijojnë të kthehen me ritme të shpejta drejt Shqipërisë ndaj edhe erdha sot këtu për të pritur personalisht një pjese prej këtyre personave të rikthyer në ambjentet e aeroportit të Tiranës. Por numri i përgjithshëm i jashtështetasve shqiptarë të cilët kanë emigruar për arsye ekonomike në Shqipëri është 33.300.”, tha ajo. Ministrja Merk ishte e qartë kur tha se Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta kësisoj mundësia e pranimit të kërkesave për Azil është gati zero.

“Kjo e drejtë nuk i takon atyre personave që vijnë në Gjermani apo në drejtim të Bavarisë për arsye ekonomike por vetëm atyre njerëzve të cilët vijnë nga zona në të cilën kërcënohen nga terrori dhe kushtet e dhunës ekstreme. Për këtë arsye dhe ata azilantë shqiptar që kanë ardhur në Gjermani për arsye ekonomike nuk do të kenë asnjë lloj mundësie dhe shansi për të marrë statusin azilantë”, tha Merk. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për koston e kthimit të shqiptarëve që janë në pritje të azilit në Gjermani, Merk u shpreh se kjo është një çështje që i është ngarkuar taksapaguesëve bavarezë. Bavaria është landi që ka numrin më të lartë të azilkërkuesve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të rajonit.
Sigal