Gjermania kthen 25 azilkërkues shqiptarë, u ndalohet për 2 vjet lëvizja në Shengen

498
Sigal

Autoritetet gjermane ka kthyer 25 azilkërkues shqiptarë të cilët kanë zbarkuar pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit. 25 shtetasve në fjalë të cilëve u është mohuar kërkesa për azil gjithashtu u është ndaluar hyrja në hapësirën Shengen për një periudhë 2-vjeçare. 70 persona u riatdhesuan nga Gjermania në fund të korrikut, shumica prej të cilëve pohuan se u kthyen me dëshirë nisur nga kushtet e vështira në të cilat qëndronin nëpër kampe.