Gjermania ka riatdhesuar sot 77 persona, nga Shqipëria e Kosova

635
Nga kryeqyteti bavarez, Mynhen, sot, e Shtunë, janë riatdhesuar 16 shqiptarë nga Kosova dhe 61 nga Shqipëria, sipas projektit gjerman: dëbim të shpejtë për ata të cilët nuk u aprovohet e drejta e azilit. Ngjarja ndodhi rreth orës 12.21, në aeroportin e Mynhenit.
“Ata ishin të gjithë të pajisur me bileta një drejtimshme, dhe pa të drejtë qëndrimi,” shkruan tabloidi gjerman Bild, transmetojnë mediat. Deri tani janë dëbuar 3259 azilantë, kryesisht nga Ballkani, ndërsa numri i tyre do rritet në ditët vijuese. “Do e forcojmë rikthimin e tyre edhe më tepër në ditët pasardhëse,” tha mes tjerash ministri i brendshëm bavarez, Joachim Herrman (CSU). Aeroplani udhëtoi për në Tiranë, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ishte me të kaluar kriminale.
Sigal