Gjermania, Anglia e Franca iu refuzoi kërkesën për azil, riatdhesohen 160 shqiptarë

757
Ëndrra për një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Europian, ka përfunduar për 160 shtetas shqiptarë. Gjatë mbasdites së sotme, në Aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçëm, 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkësat për azil nga Gjermani, Angli dhe Francë.
Ditën e sotme janë rikthyer në Atdhe: 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca, ndërsa 60 shtetas të tjerë janë kthyer nga Anglia.
Vetëm gjatë tre muajëve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si: Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil, dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.
“Policia e Shtetit do vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë. Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë! Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapsirën Schengen”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sigal