Gjermani/ Zbulohen arsyet e takimit Rama – Merkel

70

 Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare, ndërsa sot pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Takimi pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 ndërsa në fokus të bisedës do të jetë porcesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Po kështu Rama dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale. Axhenda e takimit është publikuar në faqen e qeverisë gjermane.

Takimi vjen pak ditë pasi një deputet i CDU/CSU të Merkel ishte në Tiranë dhe deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur 7 kushtet për çeljen e negociatave. Gunther Krichbaum tha se nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar këto kushte.

Por një ditë më parë, kryeministri Rama e quajti Krichbaum ‘populist’ dhe tha se ai flet në titull personal pasi nuk ka mandat nga askush. Edhe kjo çështje pritet të jetë temë e bisedës mes Merkel dhe kryeministrit Rama.