GJERMANI- Është zbuluar identiteti i shqiptarit nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjece që humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident të rëndë në Gjermani, në afërsi të Dunningenit. Shqiptari 26-vjecar dhe vajza e tij 5-vjecare që humbën jetën janë Valon Memaj si dhe Luisa Memaj nga Decani i Kosovës. Ai po udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ së bashku me dy vajzat e tij, njëra 5 vjec dhe tjetra 3 vjeçe kur është përplasur me një maune.

Fatmirësisht vajza 3-vjecare ka arritur të shpëtojë. Shqiptari po kthehej nga vizita që kishte bërë tek prindërit e tij që po ashtu jetojnë në Shtutgart të Gjermanisë. Të afërmit e shqiptarit që jetojnë në Llukë të Deçanit janë shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe kanë thënë se Valoni do vinte të premten për pushime në Kosovë.

“Dimë vetëm që vetura e Valonit është aksidentuar me një kamion në autostradë. Dy vajzat e vogla Valoni i ka pasur prapa në veturë. Valoni ka shkuar në Gjermani që fëmijë. Të premten kanë pas me u nisë për në Kosovë. Të gjithë familjen Valoni i ka në Gjermani. E ka vetëm edhe një vëlla. Lajmin neve na treguan familja atje. Nuk e dimë sigurt se kur do të kthehen trupat në Kosovë, po flitet për të premten”, shpjegon vajza e xhaxhait të të ndjerit.