Gjermani, 21-vjeçari shqiptar mbyt me jastëk një 50-vjeçar

528
Tri ditë pas gjetjes së një 50-vjeçari të mbytur në një pellg me gjak në ballkonin e banesës së tij, policia ka vënë në pranga një të dyshuar. “I dyshuarit është arrestuar të premten. Ai ndodhet në komisariat”, tha një zëdhënës policie. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar nga Kosova, i cili dyshohet se ka vrarë Udo Z., të mërkurën e kaluar.
Policia bën të ditur se, 50-vjeçari është qëlluar fillimisht me një shishe birre dhe më pas është mbytur me jastëk. Dëshmitarët kanë deklaruar gjatë marrjes së pyetjes se kanë dëgjuar debat gjatë orëve të vona të së mërkurës. “Po debatonin me zë të lartë deri në momentin që bërtiti dikush pasi u dëgjua një e përplasur. Pas kësaj ra qetësi”, tregon një dëshmitar. Udo Z., ishte një tifoz i zjarrtë i Freiburg dhe ai ka qenë trajner për të rinjtë e këtij ekipi.
Sigal