Gjermanët dokumentar për Shqipërinë, “Wildes Albanien-Në vendin e shqiponjave”

508
Për kameran e një televizioni gjerman Shqipëria nuk është vendi i zhurmës, varfërisë dhe i trazirave, por është vendi i bukurive të egra, ku gjenden habitate nga më të ndryshmet dhe me vlera natyrore të padiskutueshme.
Institucionet shqiptare, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, (AKZM), komunitetet lokale dhe gjithë shqiptarët duhet të përpiqen t’i pasurojnë këto vlera natyrore, t’i mbrojnë dhe t’i promovojnë ato. Në faqen e vet ky televizion gjerman ka shkruar: “Wildes Albanien – Në vendin e shqiponjave.
Alpet Shqiptare janë të pasura me livadhe dhe pyje të larta, por është e vështirë për të hyrë atje. Një habitat ideal për shqiponjat arta. Nga perspektiva jonë, kamera i afrohet rajonit…”.
Ky dokumentar është një reportazh, që zgjat 43 minuta dhe kamera lëviz nga alpet e Shqipërisë, në Lagunën Divjak-Karavasta, në Dangëlli, Langaricë dhe deri në Butrint e Gjirokastër, duke i bashkuar në një etyd të vetëm gjithë bukuritë që krijon flora dhe fauna e egër e këtyre zonave
Sigal