Gjeologji-Miniera në pallat drejtësie, studentët në protestë: Nuk lëshojmë godinën

772
TIRANË – Për të disatën herë, studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë janë ngritur në protestë kundër vendimit të qeverisë që ja kalon godinën Gjykatës së Lartë. Këtë të premte ata kanë bojkotuar mësimin dhe ju drejtuan “Sheratonit” aty ku përfaqësues të kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë po mbajnë një takim prezantues të projektit që do ta shndërrojë godinën me histori 60-vjeçare të Fakultetit të Gjeologji-MInierave në “pallat drejtësie”.
Shqiptarja.com mëson se disa prej studentëve kanë mundur të hyjnë në takim dhe pritet të mësohet se çfarë është biseduar mes palëve dhe nëse kërkesat e tyre janë marrë parasysh.
Më herët, ndërsa marshuan me pankarta në duar, studentët u shprehën se kryeministri i ka lënë në baltë. “Kryeministri Rama na premtoi zgjidhje, por sot po na hedh në rrugë”, – u shprehën ata.
Ashtu sikurse kanë deklaruar edhe më parë, studentët u shprehën se nuk do të ndalin protestën e tyre derisa sa tu jepet garanci që nuk do të lëvizin nga godina ku akltualisht zhvillojnë mësimin.
“Ky fakultet ka bërë historinë, këtu nisi dhe protesta e dhjetorit ‘90”, thanë ata.
Sipas vendimit të qeverisë të marrë më 5 nëntor, godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, me të gjitha hapësirat e saj kalon nga administrimi i Ministrisë së Arsimit dhe i Universitetit Politeknik në atë të Ministrisë së Drejtësisë. “Objekti do të përdoret në funksion të qëllimit dhe veprimtarisë së Gjykatës së Lartë”,-thotë Vendimi i Këshillit të Ministrave. 
Sigal