Gjeneral Scaparrotti: Rreziku rus po shtohet

754
Nga Shefqet Kërcelli

Sipas zyrës së shtypit të Gjeneral Scaparroti, Komandant i Forcave Amerikane në Evropë, {EUCOM}, pasditen e 8 marsit 2018, Gjenerali deklaroi se: Rusia është duke kryer një fushatë destabilizimi për të ndryshuar rendin ndërkombëtar, thyerjen e NATO-s dhe minuar Udhëheqjen e SHBA në mbarë botën. Rusia po demonstron gatishmëri dhe aftësi duke ndikuar në përhapjen e dezinformatave për të minuar besimin tek NATO. Në det, në tokë, ose në ajër, ushtria gjithnjë e më e modernizuar e Rusisë, po vepron në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Ne po zbatojmë masa për të penguar Rusinë në qëllimet e saj, si dhe për të mposhtur organizatat ekstremiste të dhunshme. Për këtë Komanda e Forcave Amerikane në Evropë, EUCOM, poshton marrëdhëniet strategjike me aleatët, për të forcuar sigurinë rajonale, rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar, i cili i shërben sigurisë dhe prosperitetit tonë. Gjithashtu në përgjigje të sfidës së parashtruar nga lakmia e Rusisë për pushtet, SHBA-të po rrisin prezencën e tyre në Evropë duke vendosur Forca të lëvizshme, ku përfshihen ekipet e Brigadave të motorizuara dhe Brigadat e Aviacionit Combat. 

{Sipas zyrës së shtypit të Gjeneral Scaparrotti}.
Sigal