Gjeneral Gjoka fiton betejën me Ministrinë e Mbrojtjes, shpallet i pafajshëm

562
I arrestuar me bujë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, komandanti i bazës ajrore të Kuçovës Syrja Gjoka, ka fituar betejën në gjykatë me Ministrinë e Mbrojtjes duke u shpallur i pafajshëm.
Gjenerali akuzohej se kishte prishur disa objekte në Bazën Ushtarake të Kuçovës, në kundërshtim me ligjin. Procedura për prishjen e këtyre objekteve ka nisur në vitin 2011 dhe më pas shembja e tyre është realizuar në vitin 2012, kohë në të cilën zoti Gjoka mbante detyrën e Komandantit të Bazës Ushtarake Kuçovë.
Sipas prokurorisë, dëmi i shkaktuar nga prishja e këtyre objekteve e kalon shumën e 6 milionë lekëve të reja, duke bërë kështu përgjegjës gjeneralin Syrja Gjoka.
Ndaj tij, Prokuroria e Beratit kish ngritur edhe akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Pas disa seancash gjyqësore Gjeneral Gjoka është shpallur i pafajshëm. 
Sigal