GJENDJE TEPËR E RËNDË NË KOMISARIATIN DIBËR

494
Dje në datën 8 Maj 2018 një grup i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ushtroi një monitorim ne komisariatin e policisë Dibër për të konstatuar në vend respektimin e lirive dhe të drejtave të personave të arrestuar, ndaluar dhe të shoqëruar. Në fakt nuk u gjet asnjë prej tyre.
Por me këtë rast u verifikuan ambientet (dhomat) ku mbaheshit ë arrestuarit, ndaluarit dhe të shoqëruarit. Kishte gjithsej 7 dhoma sigurie, krejtësisht të papërshtatshme, lagështirë të theksuar dhe me erë të rëndë myku, tualetet me kushte higjienike krejtësisht të mjerueshme. Dhomat ishin me kubaturë tepër të vogël (120 x 320) pa asnjë kusht. Dyshekët ishin mbyllur në një dhomë, shndërruar në depo. U konstatua se ato ishin të vjetruar, të grisur, të papastër. Në të njëjtën gjendje ishin edhe batanijet, ndërsa çarçafë nuk kishte fare. 
Në tre dhoma (midis tyre edhe ajo e kthyer në depo) dritaret ishin tepër të vogla dhe ndriçimi natyral i pamjaftueshëm. Në këtë komisariat ishin edhe katër dhoma të tjera, për të cilat na u tha nuk përdoreshin prej vitesh dhe shin të mbyllura. Ishin jashtë çdo standardi dhe krejtësisht të amortizuara. 
Në këto kushte KShH arrin në përfundimin se vendosja e të arrestuarve, ndaluarve dhe të shoqëruarve në dhoma të tilla është krejtësisht e palejueshme dhe e shoqëruar me elemente të trajtimit çnjerëzor, pavarësisht se numri i tyre mund të jetë relativisht pak. 
KShH i sugjeron Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të ndërhyjë urgjentisht për të ndryshuar gjendjen ekzistuese.


Sigal