Gjendje emergjente, Ministria e Arsimit: Mbyllet procesi mësimor në të gjithë vendin

540
Sigal

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar mbylljen e procesit mësimor, për shkak të situatës së emergjencës. Pezullimi vijon deri në një urdhër të dytë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme e cila kërkoi pezullimin e mësimit për shkak të situatës së krijuar.

Ministria e Punëve te Brendshme i kërkon gjithë qytetarëve të evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme.

Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër.