Gjendja shëndetësore e deputetit të LSI, ministri Vasili i lumtur, ja çfarë thotë

489
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka dhënë lajme të mira për sa i përket gjendjes së kolegut të tij Gjovalin Kadeli, i cili prej disa kohësh përballet me një sëmundje të rëndë.
Vasili shkruan në faqen e tij në “Facebook” se ka lajme të mira për shëndetin e Kadelit, duke u shprehur shumë entuziast.

“Lajme shumë të mira për shëndetin e mikut tim, Gjovalin Kadeli. Jam pafund i lumtur për të”, shkruan Petrit Vasili.

Deputeti Kadeli u dërgua për mjekim në Itali pas problemeve shëndetësore. Vëllai i tij duke folur pas lajmeve për shëndetin e tij sqaroi se ai ka një problem me shëndetin e tij por nuk është në gjendje kritike. Duke parë edhe reagimin e Vasilit, ndoshta deputetin e LSI-së mund ta shohim shumë shpejt t’i rikthehet politikës.
Sigal