Gjendet një valixhe e dyshimtë në bulevardin e Tiranës

670
Sigal

Nje valixhe e dyshimte eshte gjetur ne bulevardin kryesor te Tiranes.

“Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.