Gjendet një minë 500 kg e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë

717
Një minë e Luftës së Dytë Botërore është kapur sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Mina u gjet brenda në rrjetat e një peshkarexhe, që kanë nxjerrë nga deti. Peshkarexha u ankorua në zonën e Triportit, në qytetin e Vlorës pas zbulimit të minës që peshon 500 kg
Drejtuesi i mjetit lundrues ‘Mikaela’ bëri thirrje për ndihmë kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.
Ndërkohë, në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e saj
Sigal