Gjendet nga kalimtarët në gjendje të rënduar tek “Liqeni Artificial”, ndërron jetë në spital 53-vjeçari

510
Sigal

Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht  dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.