Gjendet në afërsi të Kallmit thesi i braktisur me kanabis, peshon 20 kg

519
Një sasi lënde narkotike është gjetur në orët e pasdites në Durrës.

Policia e qytetit brengdetar bën me dije se “rreth orës 16:30, gjatë kontrollit të ushtruar vijës bregdetare, në afërsi të Kallmit është gjetur një thes me një sasi të dyshuar lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë rreth 20 kg”.

Megjithatë lënda narkotike pritet të peshohet në ambientet e D.V.P. Durrës për të konkluduar me peshën e saktë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në peshimin e lëndës së gjetur, origjinën e lëndës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal