Gjendet i vdekur në kanal fëmija shqiptar, dyshime të forta mbi 22-vjeçaren dhe njerkun

497
Një fëmijë i moshës 5-vjeçare është gjetur i vdekur disa kilometra larg shtëpisë së tij. Fëmija shqiptar dyshohet se është terrorizuar nga njerku, i cili i ka dhënë një ndëshkim pasi i vogli kishte urinuar në shtrat.
Yanisi i vogël u gjet pranë një kanali, vetëm me të mbathura. Ai kishte hundë të thyer dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të St Omer në Francën veriore, ku edhe dyshohet se Yanis është nxjerrë nga shtëpia në mes të natës.
Ka qenë xhaxhai ai që ka treguar se fëmija 5-vjeçar u gjet i vdekur pas ndëshkimit që i kishte dhënë njerku. Shpëtim Xhafa ka shkruan në një postim në Facebook: “U prefsh në paqe i dashuri im”. Nëna 22-vjeçare dhe njerku 30-vjeçar i vogëlushit janë arrestuar dhe janë pyetur në lidhje me abuzimet fizike që i janë bërë të voglit.
Policia franceze ka bërë me dije se po vijon të punojë për të zbardhur gjithë të vërtetën e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sigal