Gjendet e vdekur në banesa vrasësja me pagesë e El Çapos, e njohur si ‘Kim Kardashian’ i karteleve

159

Vrasësja me pagesë e El Çapos, ish kreut të bandës së Sinaloas, e cila njihej gjithashtu si “Kim Kardashian” e karteleve, Claudia Felix është gjetur e vdekur në shtratin e të dashurit, dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Autoritetet meksikane thonë se 35-vjeçarja është gjetur e vdekur në një shtëpi në Isla Musala, në shtetin Sinaloa të Meksikës.

Sipas mediave lokale, 35-vjeçarja vdiq gjatë natës dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Në trupin e saj është gjetur prani e lartë droge dhe alkooli, ndaj nuk është ende e qartë nëse fryma i është bllokuar aksidentalisht, nga ndonjë mbidozë, apo me forcë nga dikush.

uu.jpg

112.jpg