Gjendet e djegur makina e atentatorëve, asnjë gjurmë prej tyre

539
Sigal

Është gjetur një makinë e djegur në aksin nacional Fier-Vlorë, që dyshohet të jetë e atentatorëve.

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës ka ndodhur një atentat me dy të plagosur.

Një person i maskuar ka hyrë në një lokal dhe ka qëlluar ndaj dy shtetasve, që ishin duke pirë kafe.

Objektiv i atentatit ka qenë Nikollaq Çepaj, i sapo liruar nga burgu. I plagosur ka ngelur edhe Roland Çepaj, të afërm me njëri tjetrin.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është Nikollaq Çepaj pas plumbit të marrë në kokë.

Forcat e rendit kanë gjendur në aksin nacional Vlorë-Fier, në Cerkovinë, mjetin tip “Benz”, përdorur nga autorët e atentatit ndaj Roland dhe Nikollaq Çepaj në Vlorë.

Ndërkohë, policia ka arritur të bëjë falë  dëshmive të dëshmitarëve okularë në vendngjarje një identikit fillestar të autorit.

Sipas tyre, personi që ka shtënë nga brenda automjetit ishte i maskuar,  por kishte mjekër dhe përdorte kapele.

Si pasojë e atentatit në një lokal në Vlorë, ku janë qëlluar me kallashnikov, dy të plagosurit ndodhen ende në spital.

Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë si pasojë e një plage të marrë në kokë dhe disa plumba në trup. Ndërkohë, Roland Çepaj, prezanton gjendje shëndetësore të stabilizuar.