Gjendet 12 vjeçarja e që u denoncua e humbur në Durrës

646
Sigal

Gjendet 12-vjecarja e cila u denoncua e zhdukur nga nëna e saj që prej ditës së djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mësohet se vajza, nxënëse në klasën e pestë nuk është kthyer në shtëpi prej ditës së djeshme, ndërsa është gjetur sot nga policia tek Pallati i Sportit në Durrës në gjendje të mirë shëndetësore.

Vajza pritet të merret në pyetje në praninë e psikologut për të zbardhur arsyet e largimit nga banesa.

Prindërit kishin bërë denoncim në polici dhe kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.