Gjenden pas dy ditësh adoleshentet e zhdukura në Tiranë, ja çfarë deklaruan në polici

761
Dy vajzat e mitura të cilat u shpallën të zhdukura nga familjarët e tyre dy ditë më parë janë gjetur nga policia. Adoleshentet nga Paskuqani të cilat ishin shoqe me njëra tjetrën, A.O dhe E.P të dyja 16 vjeç, janë gjetur nga policia dhe u janë dorëzuar familjarëve.
Ato kanë deklaruar në polici se ishin larguar, pasi vëllai 23-vjecar i E.P kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Njoftimi i plotë i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetaseve të mitura A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, banuese në Paskuqan, më datë 21.11.2017, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat deklarojnë se vëllai i shtetases E.P, shtetasi M.P, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal