Gjenden gjallë 8 vetë pas ortekut në Itali

503
Ekipet italiane të shpëtimit thonë se kanë gjetur tetë vetë gjallë në hotelin e mbuluar nga orteku që goditi një zonë malore në qendër të vendit.
Ekipet thonë se kanë komunikuar me personat e bllokuar dhe se vazhdojnë përpjekjet për t’i nxjerrë.
Punonjësit e ndihmave vazhduan të hiqnin borën dhe mbetjet gjatë gjithë natës në kërkim të 30 personave që figuronin të zhdukur, ndër të cilët edhe katër fëmijë, që ishin në hotelin luksoz në momentin kur ra orteku.
Mendohet që orteku që goditi hotelin Rigopiano në Farindole të mërkurën u shkaktua nga një seri tërmetesh të fuqishme qç tronditën rajonin e Abrucos në fillim të ditës.
Pamjet televizive tregojnë pirgje me borë në mjediset e hotelit. Zyrtarët kanë konfirmuar se kanë gjetur trupat e dy viktimave, ndërsa media njofton për gjetjen edhe të dy trupave të tjerë gjatë natës.
Sigal