Gjenden fishekë dhe 35 kg kanabis në Durrës, hetohen 2 vëllezër që nuk treguan

567
Policia e Durrësit ka sekuestruar 35 kg kanabis sativa dhe 43 fishekë në një shtëpi në Armadh të Durrësit. Pronari i shtëpisë është shpallur në kërkim.

POlicia tha se më datë 3.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Armadh, Durrës, në banesën e shtetasit B.Ç. u gjetën 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe 43 fishekë model 56.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, B.Ç. 46 vjeç, banues në Armadh, Durrës dhe filloi procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasve: A.N. 25 vjeç dhe B.N. 17 vjeç, të dy banues në Bathore, Tiranë.
Sigal