“Gjëja më e tmerrshme që kisha parë”, vajza e terrorizuar nga përplasja e policisë me banorët e Astirit

566
Sigal

Në mesin e protestuesve të banorëve të Astirit kishte edhe vajza  të reja që kishin lënë shkollën, për të mbështetur prindërit e tyre. Një nga vajzat që ishte e pranishme gjatë protestës, rrëfeu se kishte lënë shkollën për të mbrojtur pronën e babait.

Vajza e terrorizuar e  cilësoi protestën si gjënë më të tmerrshme që kishte parë në jetën e saj, duke iu referuar plagosjes së banorëve të Astirit.

“Jam një vajzë që kam lënë shkollën për të mbrojtur pronën e babit, nuk e gjeti pronën në rrugë, por e ka ngritur me djersë. Mbi të gjitha unë kam vetëm atë Allah sipër, jo ata që prishin pronat e popullit që i kanë nngritur me djersë, jo me drogë siç i kanë ngritur të tjerët. Duam të jetojmë të qetë. Nuk i njihja, ishte gjëja më e tmerrshme që kisha parë në jetën time”, u shpreh vajza.