Gjebrea dhe Ambasadori gjerman në Kakavijë: Shkurtim procedurash, brenda 4 javësh riatdhesimi

694
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea dhe Ambasadori gjerman në Tiranë Hellmut Hoffmann inspektuan, pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku kanë nisur punën për përpunimin e shtetasve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, efektivë nga Policia kufitare shqiptare dhe Policia Federale. 
Elona Gjebrea, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme tha për mediat se “në pikën e kalimit Kufitare të Kakavijës bashkë me Ambasadorin Gjerman dhe me drejtuesit e Policisë Kufitare për të inspektuar punën që bëhet në pikat me qytetaret gjatë momentit që kalojnë territorin shqiptar ashtu sikurse dhe për të pasur një takim punë me përfaqësuesit e Policisë gjermane të cilët po mbështesin oficerët e Policisë Kufitare, si përpjekje e përbashkët që Qeveria shqiptare është duke bërë me qeverinë Gjermane.
“Në Gjermani tashmë janë ndërtuar, montuar kampingje me çadra të improvizuara, në të cilat strehohen shtetas që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor dhe kemi si objektiv që brenda katër javësh, këto procedurat e azilkërkimit të verifikohen dhe të mund të kthehen brenda 4 javësh në atdhe. Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë shans të marrin azil dhe të gjithë do të kthehen.
Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë mundësi, nuk kanë shanse për të marrë azil dhe të gjithë do të kthehen mbrapsht. Dhe unë shpresoj shumë që kjo të përflitet deri në fshatrat më të thella dhe në zonat më të thella. Pra, është shumë e rëndësishme që në Shqipëri për këtë temë të flitet, dhe të flitet publikisht dhe hapur“, theksoi ambasadori gjerman nga Kakavija.
Gjebrea bëri apel për respektimin e lëvizjes në zonën Shengen.
“Ashtu sikurse e kemi të konfirmuar edhe nga autoritetet gjermane, procedurat e intervistimit të qytetarëve shqiptarë që kanë kërkuar azil janë shkaktuar dhe pikërisht të gjithë faktorët shtytës drejt vendeve të BE janë duke u mobilizuar për shkak të bashkëpunimit që ne kemi me vendet përkatëse të BE”, deklaroi zv/ministrja e Brendshme.
Që prej datës 16 korrik 2015 janë vendosur në Shqipëri 12 punonjës së Policisë Federale, të cilët kryejnë shërbimin e tyre së bashku me kolegët shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë.
Qëllimi i misionit është shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e Policisë kufitare shqiptare. Punonjësit e Policisë Federale mbështesin me konsulencë kolegët e tyre shqiptarë në mënyrë të veçantë gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit në kufi, me qëllim luftën e migracionit ilegal dhe krimit ndërkufitar
Sigal