Gjashtë orë pa energji elektrike, cilat zona preken sot në Tiranë

494
Sigal

OSHEE ka njoftuar se për rreth gjashtë orë disa zona në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike.

“Për shkak të investimit në kabina, në datën 17 maj do të stakohet energjia në zonat: rruga “Hasan Ceka”, pranë “Don Bosko”, zona midis rrugës “Karl Gega” dhe rrugës “Siri Kodra” pjesërisht ora 09.00-15.00/rruga “Teodor Keko” pjesërisht, tek Astiri dhe Mëzez pjesërisht, pas Digitalb-it”, sqaron OSHEE.