Gëzuar Kosovë! Urimi nga mali i Pashtrikut

696
Sigal

Një grup alpinistësh nga Kukësi, Tirana dhe Kosova u ngjitën në majën e Pashtrikut 1986 m për nder të Pavarsisë së Kosovës.

Rreth 50 alpinistë morën pjesë në këtë marshim , ku nuk munguan as urimet nga alpinistet për Pavarësinë e Kosovës.

Mali i Pashtrikut është i zhveshur dhe shkëmborë, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqsor.Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë.

Pashtriku është i vendosur në veri-lindje të Shqipërisë, ndërsa qyteti i Krumës është i pozicionuar në krah të tij.

Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Kosovës.

Fshati Gjonaj është pozicionuar në krah të malit. Kjo ishte aryeja pse alpinistët vendosën të ngjitën majën e Pashtrikut pasi është mali i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.