Gëzim Spaho: Unë vetëm firmos hyrje-dalje mallrash, makinat “skrap” i administron policia e Korçës

1028
Në redaksinë e gazetës “Telegraf”, pas publikimit të pak denoncimeve të ardhura nga 21 letra të dërguara nga qyteti i Korçës, Drenovës e Plasës, madje edhe prej 2 punonjësve të kësaj ndërmarrjeje, ka ardhur një përgjigje prej Drejtorit të Rezervave të Shtetit të Qarkut të Korçës, zotit Gëzim Spaho, aktualisht edhe mësues gjeografie tek “Medreseja” e Korçës. Nuk e kemi fjalën se kur ky drejtor bën punën si drejtor i rezervave të Korçës dhe kur bën punën e mësuesit brenda një orari zyratr pune. Këtë e dinë ata që e kanë emëruar në këto dy poste. Problemi është se në këtë përgjigje, jepen “sqarime” që nuk janë sqarime shkresore, nuk kanë argumente, por vetëm disa citime ligjesh që këtij drejtori, ia ka dhënë drejtori i përgjithshëm i rezervave si detyrë shtëpie për t’’i mësuar si citate sa herë që “kapet me presh në duar”, për të justifikuar shkeljet që bënë (siç thotë edhe me urdhër e porosi të drejtorit të përgjithshëm). Nuk e kemi fjalën as për nivelin dhe statusin gjuhësor të përgjigjes së ardhur e cila është përgjigje zyrtare elektronike e formuluar në 44 rreshta, me 93 gabime drejtshkrimore e madje me gjysma fjalësh, aq sa të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një drejtor, me profesion mësues, por krejt analfabet, që nuk di as shkrim e këndim. 
Po ndalemi tek qëndrimi gazetës “Telegraf”. Në dy shkrimet që ka botuar gazeta, denoncohet fakti që drejtori i rezervave të Korçës, ose “Silloja” i Niko(llaq) Peleshit, abuzon me administrimin e vlerave materiale, pasuri shtetërore të sekuestruara prej aktivitetit të paligjshëm, por sipas denoncimeve që disponon gazeta, janë tjetërsuar me ankande shitjeje klienteliste në vlera monetare që janë kthyer në biznes e pasuri personale për njerëz të rrjetës nepotike dhe klikës politike e familjare lokale e qendrore të drejtorit Gëzim Spaho. Nuk kemi pasur asnjë qëllim, për të denigruar figurën e drejtorit Gëzim Spaho. Përkundrazi, kemi denoncuar skandalet që kanë vulën dhe firmën e tij në shkresa, që konfirmojnë hyrje-daljet, shitjet dhe konfirmimin e shitjeve të mallrave pronë shtetërore, deri tek kuanti i tij pazarxhi i tregut të Korçës. Gazeta jonë, disponon gjithë faktet e batërdisë që është bërë e po vazhdon të bëhet me mallrat në rezervat e Korçës dhe publikimet i ka bërë duke mbajtur “anën” e të vërtetës së firmave që janë hedhur në akt-shitjet dhe “zullumet” që janë bërë brenda atyre depove dhe në kolltukët e zyrës së drejtorit Gëzim Spaho, i cili sipas deklarimeve të tij telefonike, pranon se tërhiqet prej “kapistalli” nga ata që u dinë “anën” punëve të mallrave të rezervave. Për të qenë korrekt me personat që përmendim në gazetë, dje biseduam me drejtorin Gëzim Spaho. Çfarë na tha? Pyetjes tonë për 3000 batanije, për 100 tonë ushqime, për 4000 thasë me veshmbathje, për 200 krevatë, për 300 dyshekë etj., të ardhura si ndihma nga populli i Korçës për përmbytjet e popullit Fier-Vlorë në janar-shkurt 2015, drejtori Spaho iu përgjigj, kështu: “Unë kam pasur detyrë vetëm t’’i magazinoj e t’i përpunoj mallrat e sekuestruara dhe mallrat ndihma, duke zbatuar urdhrat e ministrisë dhe të drejtorit tim të përgjithshëm (I.D), si dhe kam pasur e kam për detyrë, që pas përpunimit t’’i bëj dalje po me urdhrat e shefave të mi në Tiranë, por nuk e di, nëse ato kanë shkuar apo jo për atje për ku ishin dhuruar, mbasi unë kam hedhur vetëm firma e vula hyrje-dalje”. 
Pyetjes tonë, lidhur me denoncimin për vjedhjen e baterive, gomave, sediljeve dhe motorëve të automjeteve të sekuestruar e të grumbulluara në Plasë, drejtori Gëzim Spaho iu përgjigj: “Unë nuk di asgjë, mbasi këto makina i administron Drejtoria e Policisë së Korçës me urdhër të ministrit të Brendshëm, ndërsa unë bej vetëm letrat hyrje-dalje formale të makinave si “skrap” dhe shitjet e tyre me 280 kilogrami po si skrap”. E pyetëm drejtorin Spaho: – Po ju, nuk dini asgjë se çfarë bëhet me mallrat që hyjnë e dalin në depot e rezervave? Përgjigja e tij, na kujtoji episodin me personazhin “Mazllëm”, në filmin “I teti në bronx”, i cili ndërsa transportonte për në Korçë “Ibrahim Kovaçin”, gjermanët që kalonin aty e pyetën: “Hë Mazllëm, ç’kemi?”. Mazllumi, i hutuar e në panik nga “malli” që po transportonte ilegalisht, u përgjigj: – “Ëëë… hiç”!. Po çfarë ndodh me mallrat që hyjnë e dalin në rezervat e shtetit në Korçë? Ndoshta këtë gjë e di më mirë, juristi (i thënçin) Jorgji Sidheri! Ndoshta e di vetë drejtori Gëzim Spaho që mban gjithë çelësat e magazinave! Ndoshta e di kupola e Ministrisë së Brendshme, siç na deklaroi drejtori Spaho. Ndoshta e di edhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Korçë, Fehmi Xhema që e ka promovuar për “shërbime speciale” që i di gjithë Korça. Gazeta “Telegraf”, disponon një dosje me denoncime në lidhje me abuzimet që bëhen në rezervat e shtetit në Korçë, të cilat drejtori Spaho i firmos me urdhër nga lartë, që “ata lartë” të mos firmosin largimin e tij nga detyra, por edhe për të bërë “qoka”… private për interesat e tij, se helbete ndaj është bërë drejtor, por që mesa duket, do t’i ndodh siç i ndodhi gjatë drejtorllëkut në “Tregun e Korçës” që e shkruan për firma e vula “me urdhër nga lartë”. 
——————————————————– 
Ja përgjigja origjinale që ka dërguar në gazetë, drejtori Gëzim Spaho
Shpjegime rreth artikujve te botuar ne gazeten telegraf per “Drejtorine Rajonale te Rezervave Materiale te Shtetit Korce”
Duke u bazuar ne artikujt e botuar nga ana e redaksise Tuaj ne Date13/07/2015 dhe , date 15/07/2015 ju sqarojme se: 
1. Shitja e mallrave te konfiskuara eshte bere duke u mbeshtetur dhe zbatuar përcaktimet e kuadrit ligjor në fuqi e konkretisht: ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008 “Për rezervat materiale të shtetit”, ligjit nr. 9874, datë 14.2.2008 “Për Ankandin Publik”, nenit 11/3 të ligjit nr.10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, pikës 3 të VKM-së nr.1128, datë 5.8.2008 “Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore”, VKM-së nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”. Lidhur me kompetencat për për përcaktimin e cmimeve të shitjes së mallrave me ankand publik, apo të shpalljes së fituesit të ankandit sqaroj se: 
– Vlera fillestare e ankandit publik është vlera aktuale monetare e objektit të shitjes, të llogaritur nga autoriteti shitës përpara dërgimit për botim të njoftimit të ankandit. Për përcaktimin e vlerës fillestare të ankandit publik, ngrihet komisioni i posaçëm vlerësimi pranë autoritetit shitës, i cili përbëhet nga specialistë të fushës. Në varësi të objektit të ankandit publik në përbërje të këtij komisioni janë përfshirë specialistë të fushës.
– veprimtaria e ankandit publik ndiqet nga fillimi deri në shpalljen e fituesit nga Njësia e Ankandit.
Une si drejtor, nuk jam pjesë përbërëse e asnjë prej komisioneve të sipërcituara.
1)Nga evidencat mujore te hyrjes se mallrave te konfiskuara nuk ezulton asnje mall me afat perdorimi me pak se gjashte muaj. 
2)Ne DRRMSH Korce ne strukture ka vetem nje magazinier (pergjegjes material) i cili disponon te gjitha celsat ne te gjitha kopjet e tyre.
3)Presioni ndaj magazinierit apo punonjesve te tjere nuk ka ekzituar asnjhere dhe kjo mund te vertetohet duk pyetur secilin prej tyre ne prani ose jo te eprorit.
4)Territori i DRRMSH Korce ruhet me roje 24 ne 24 te cilet ne cdo turn dorezojne dhe marrin detyren me procesverbal dypalesh te gjithe aktivitetin dhe per cdo anomali raporton.
5)Hyrja ne territor e cdo personi behet me autorizim nga drejtori i pergjithshem, dhe nuk lehjohet hyrja mbas ores 16 30 .
6)Ne fund te cdo muaji perpilohet evidenca e hyrjeve te mallit te konfiskuare cila menjhere dergohet ne DPRMSH Tirane dhe bashkalidhur kerkohet miratimi i shitjes se tyre, kjo behet ne menyre kronologjike cdo muaj.
7)Bashkepunimi me institucionet e tjera sia dogana apo tatimet kane qellimin e vetem qe mallrat e konfiskuara te vijne sa me pare te shmangur tjetersimin e tyre ( afat skadence ose amortizimin e tyre).
8)Persa i perket favorizimit te familjareve ne ankande thekesojme se antaret e komisiont te zhvillimit te ankandit kane nenshkruar formular te deklarimit per konfliktin e interesit.
Sqarimi per emrat e permenduar ne artikuj.
1)Drejtori rajonal ka profesion mesues. Ai punon si mesues i jashtem dhe me orar te reduktuar dhe jep lenden e Gjeografise tek Shkolla e mesme “Medreseja” Korce, për të cilin ka vënë në dijeni edhe Drejtorinë e Pergjithshme.
2)Persa i perket Specialit jurist diploma eshte e leshuar nga Universiteti “Luarasi” i cili vazhdon aktivitetin edhe sot (dokumentat ndodhen te gjitha ne dosje prane DPRMSH Tirane).
Sigal