Gezim Llojdia: Si e vlerësonte Karl Patsch pasurinë arkeologjike të Durrësit

684
Karl Patsch, një ndër historianët , që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare

-Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, dhe sipas gazetës :”Shtypi” , ai personalisht ka kontribuar mjaft për organizmin e muzeut kombëtar

-Lumtërisht toka e Durrësit është e pasur me vjetërsira e ndër ledhet e tij gjinden visare arkeologjike
Në verën e vitit 1923, Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, një ndër historianët , që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare në atë vit është gjendur në Tiranë. Ardhja e këtij personaliteti të spikatur në fushën e arkeologjisë në Shqipëri flet qartë se repartet arkeologjike shumë të pasura shqiptare kishin tërhequr vëmendjen e tij. Karl Patch (1865-1945) arkeolog dhe historian austriak. Deri më 1918 drejtor i Muzeumit të Bosnje-Hercegovinës dhe Institutit për hulumtimet Ballkanike në Sarajevë nga viti 1918, profesor në Universitetin e Vjenës dhe Drejtor i Institutit Ballkanik të Vjenës. Në verën e vitit 1923, Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, dhe sipas gazetës :”Shtypi” , ai personalisht ka kontribuar mjaft për organizmin e muzeut kombëtar . Duke ju referuar kësaj ngjarje siç ishte ngritja e muzeut kombëtar, Patsch ka dhënë për reporterin e gazetës një intervistë ku historiani i njohur sjell fakte dhe dokumente të reja për historinë e këtij vendi. Patsch shprehet për të kaluarën e lashtë dhe shumë të ndryshme .Gazeta :”Shtypi” e Diel 3 qershor 1923. Muzeu kombëtar. Karl Patsch e ka vizituar vendin tonë herët. Ai ka shkruar edhe libra.
Bisedim me Z. Karl Patsch .

Z. Doktor Karl Patsch profesor i Universitetit të Vjenës që gjendet përkohësisht ndër ne për organizmin e muzeut, sado që është tepër i zënë me punë e mundohet natë e ditë na bëri nderin të na dëftonte në një bisedim të gjatë, programet e Muzeut Kombëtar. Profesor Patsch me atë mirësi që i dallon njerëzit e naltë, na thanë ndërmjet të tjerave.
Shenjat e Lumnisë në Veri

Shqipëria ka pas kohë të kalueme, shumë të lashtë e shumë të ndryshme. Shenjat e kësaj janë ruajt edhe sot shihen andej- këtej mbi tokë, nën tokë, sikurse na tregojnë shumë gjetje të çmueshme. Krejt rrethi i Shkodrës dhe ana e lindjes së liqenit të saj ka varre e kështjella prej kohës thrako-iliriane. Shumë më për kulturën janë gjetjet afër qytezës Kalaja e Dalmacisë. Shka mund të gjenden ndër varre na tregojnë rrënimet e banuara prej Dom Ndre Mjedës, të këtij miku të kuptueshëm të vjetrish. Në kështjellën e Shkodrës janë gjetur copa muresh prej kohës kur këtu sundojshin mbretërit ilirë e më vonë romakët. Muret e reja të kështjellës me pirgjet e tyre janë prej kohës së Venedikut e kanë qëndruar kundër luftimeve të osmanëvet në shekullin XV. Grykat e puseve që gjinden sot në disa shtëpia private të qytetit janë prej kësaj kohe . Pasurinë e kishave të Shkodrës së atëhershme e dëshmojnë rrënimet e sotme ashtu edhe Kisha e Madhe e kështjellat dhe kishë e Zojës së Shën Vlashit në kështjellë. Si në Shkodër ashtu edhe ndër viset e tjera shohim shenjat e kulturës së Shqipërisë si rrënimet e kishave në shekujt bizantinë, romakë, e gotikë. Një kuvend Bendiktinësh shumë i rëndësishëm kjo Shën Sergit afër Bunës, ku gjindej një vend tregtie shumë në zë me tregtarë prej të gjitha anët e botës . Sot na dëshmojnë këtë madhëri vetëm disa rrënime muresh në katundin e Shirqit, këto rrënime kanë kaq rëndësi të madhe ,sidomos shkrimet gjinden ndër to sa që Qeveria Shqiptare do të shpenzonte shumë e sa më parë të merrte masat e duhura për rojën e tyre, përpara se ti përpijë Buna . Në Lesh ku vdiq e u varros Skënderbeu shihen ende sot rrënimet e mureve të qytetit të cilat në një kohë rrethonin qytetin grek e mbi qytet Mali i Shelbuemit, janë gjetur themelet e Arkolissos ku Dionisi i Sirakuzës kishte kryevendin e sundimit të tij në Adriatik. Kah veriu i Lezhës në fushën e Giadrit afër katundit Vig shef rrënimet e një kështjelle romake. Kah jugu i Lezhës At Shtjefën Gjecovi një rrëmihtar i vlefshëm vjetërsish gjeti një vend të kohës romake ku qiti në shesh prej varresh armë, e sende. Stolisje shumë interesante.

Rëndësia e Durrësit
Kështjella e Petrelës afër Tiranës dhe katundit Prezë kanë qenë qendra ushtarake në kohë të ndryshme. Por një rëndësi të posaçme ka qyteti i Durrësit, për të cilin flasin monumente të çdo kohe. Mjerisht shumë ndër to janë qit jashtë vendit. Shqiptari po të dojë të studioi historinë e vendit të vetë do të shkojë përjashta. Lumtërisht toka e Durrësit është e pasur me vjetërsira e ndër ledhet e tij gjinden visare arkeologjike. Përshembull ndër këto ledhe është ruajt ende sot një nënshkrim i shek XIII, qindra vjetet me të cilat tregohen veprat e mëdha të Perandorit grek Theodorit . Sesa visare të çmueshme të tregojnë gjithë Sekretarit të Ministrisë së Brendshme Reuf Fico, kryetarit të bashkisë së Durrësit Kost Paftali. Si një dëshmi e këtyre visareve të çmueshme ashtë një gjetje e bërë në kohë të luftës prej austriakëve të cilët duke punuar një llogore në vitin 1918 ndeshën në veri të Durrësit, 5m nën tokë një mozaik shumë të rrallë me vizatime shumë të bukura, me ngjyra të çmueshme e me punim shumë të hollë. Në këtë mozaik u vu re një kokë shumë e bukur gruaje. Ky mozaik ashtë për Shqipërinë një visar ari e diturie. Vetëm rrënimi i këtij mozaiku ku padyshim do të gjendet edhe një shtëpi ka me sjellë vërejtjet e botës së qytetëruar. Sesa e pasur është Shqipëria në vjetërsi një rrënim tjetër që është kroni i arkeologjisë botërore. Ky është katundi i sotëm Pojan, i cili është ndërtua mbi rrënimet e qytetit të pasur universitar e tregtar Apolonia. Tash e sa vjet toka që toka e Pojanit ashtë duke na dhanë shenja të kulturës së moçme. Shumë gjetje të tija janë përdorur prej popullit për ndërtim kishash e kuvendesh në Myzeqe e qenë shpërngulur për në Fier, Berat, Vlorë e shumë të tjera janë marrë prej të huajve. Në këto monumente si statuja, relieve, copa arkitekture, nën shkrime, gjinden sende të çmueshme, hartë e historik të cilat jo vetëm na japin njoftime të përgjithshme mbi krejt kohën kohën e motçme . Kishte qënë me shkruhem libra më pas për monumentet të gjitha vendet e Shqipërisë, ku gjenden vjet si po përmendim vetëm qytetin e motshëm Orikum .Në jug të Grykës së Vlorës në katundin Ploçë në rrëzë të malit Kud (Kudhës) ku kje qyteti i moçëm Amantia, ku u gjet një kokë mermeri të Lekës së Madhe. Në Plloçë u gjetën rrënimet e një kishe monumentale shumë të bukur e të çmueshme për hartë e stoli prej kohës së Perandorit Justinian, e cila më pas me rrëmue kishin dalë monumente me një rëndësi të madhe historike ……….
Sigal