Gëzim Llojdia*: Pas 26 vitesh po shohim institucionin e KLSH që lufton korrupsionin dhe shpërdorimet nga politikanët e lartë

50

 Kur shohim veprimtarin e KLSH, kuptojmë se, ky
institucion punon i pavarur nga politika dhe vendos para ligjit korrupsionin


 

Korrupsioni
si  shpërdorim i pushtetit publik për përfitime personale dhe lufta e KLSH
ndaj tij


 

Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit
publik për përfitime personale. Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit të
besuar  për përfitime personale. Një definicioni shkencor për
‘korrupsionin’ si koncept është zhvilluar nga Profesor (Emeritus) dr. Petrus van
Duyne: Korrupsioni është një pandershmëri ose kalbje në procesin e
vendim-marrjes në të cilin një vendim-krijues pranon të devijojnë ose kërkon
devijim nga kriteri i cili duhet të vendosë marrjen e vendimeve tij ose të saj,
në shkëmbim të një shpërblimi ose për premtimin apo pritja e një të shpërblyer,
ndërsa këto motive kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij ose të saj nuk mund të
jetë pjesë e arsyetimit të vendimit. Korrupsioni është shpërdorim i burimeve
publike për të pasuruar apo të japë avantazh të padrejtë për individët,
familjet e tyre apo miqtë e tyre . Në të vërtetë korrupsioni në këtë vend për
nga përmasat mund të gjejë një tjetër përkufizim. Ngre një pyetje:A nuk është
detyrë e Gjykatës së  Lartë të luftonte korrupsionin kur dihet se sistemi
i drejtësisë është më i gangrenizuar nga të gjithë ,po KLD që vijon përpjekjet
për të mos humbur statusin e të fjeturit,Prokuroria si strehë e qëndresë së
gjatë të dosjeve,Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP, duhet të
zbulonte pasuritë dhe mashtrimet, që kanë kryer zyrtarët por na kujton thënien
proverbiale:Paskemi edhe ILDKP, mos është vallë zyra e kolaudimit të makinave?

 

a-Që nga koha kur u bë propozimi i A. Klisura,
u krijua, u rrit dhe u formua si institucion KLSH duke u drejtuar nga 23
kryetar,por  vetëm vitet e fundit duhet thënë se transparenca dhe
veprimtaria e këtij institucioni  u rrit dhe u bë prezentë për publikun.
Kryetar i fundit i KLSH  është Bujar Leskaj, që po ngre këtë institucion
nga “përgjumja e madhe”, kohë-ekzistenca e të cilës vijonte prej viteve.
Kemi  aftësisht jo më tepër se 1.5 vjet, që po njihemi në mediume me
provat, që afron ky institucion në mbrojtje të financave të shtetit shqiptar në
një farë mënyre ” rojtari”, që e ka për detyre të mbrojë financat e shtetit nga
abuzimet dhe shpërdorimet e zyrtarëve,duke i gjurmuar  në çdo skutë
shpërdorimet, që janë kryer. Kemi dëgjuar shpesh në hapësirën kohore  të
një viti e gjysmë se KLSH ka dërguar në prokurori ku kanë filluar ndjekjet
penale, shumë zyrtarë. Dhe ende vijon pa u ndalur denoncimet nga KLSH  për
zyrtarët shqiptarë.

 

b-Vetëm prej disa vite kemi dëgjuar nëpër
mediume për marrëveshjet, që ka lidhur KLSH me institucionet tjera, që do të
thotë ndjekje deri në hallkën fundit të abuzimeve me financat e shtetit dhe
vënien përpara përgjegjësisë të abuzuesve. Nga përvoja e trashëguar e këtij
institucioni , motua e punës së tij ishte bëj kontrolle dhe mos vendos askënd
përpara ligjit. Fraza përkthehet kështu: Fjalë shumë dhe gurë në trastë ,që
përkthehet: Fjalë,fjalë  imzot,por  asgjë konkrete. KLSH mjaftohej me
një deklaratë mediumesh në zyrën e  zëdhënësit me logon e KLSH dhe
dërgimin e dosjeve  pa adresë nëpër dyer e prokurorisë ndërsa shkaktarët
,stigmatizonin:”A u dërguan vërtete dosjet në prokurori?

 

c-Ndër mënd më vjen koha kur B. Leskaj mori në
dorë detyrën e kreut të KLSH.

Jo pak gjëra mund të thuhen,por në një gjë
duhet njohur  se çdo qelizë e shtetit ishte e”infektuar” nga “mikrobi i
korrupsionit”.A do të mjaftonte vetëm” bisturia e kryetarit” për të “qëruar
egjrën” nga gruri si fillesë tek  KLSH ,për ta pastruar më tej një
administratë, ku korrupsioni vepronte si në fushë të vet? Kush do t’ia
pastronte fytyrën këtij shteti, që i nxinte nga “kroma korrupsion”?

d-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh)
është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e
Shqipërisë, i cili në ushtrimin e kompetencave të tij i nënshtrohet vetëm 
Kushtetutës dhe ligjit.

-Që nga zgjedhja e  Bujar Leskaj në krye
të KLSH a ra KLSH në  ujërat e turbullta të korrupsionit?

Si fillesë KLSH,ndryshe nga institucionet
tjera si : Banka  e Shqipërisë, Gjykata e  Lartë, KLD, Prokurori,
 Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP-së etj, etj,që
 “gjithë ditën e  Perëndisë ,dergjeshin  nëpër zyra,që gjithë
ditën e Perëndisë    “pleqëronin”, me rrogat e taksapaguesve
shqiptarë, filloi një fushatë kundër zyrtarëve të korruptuar dhe
abuzuesve  shtetëror, që kishin vite, që nuk njihnin “gjembin në këmbë,ngase
financat e shtetit i kishin kthyer gati në financa familjare. Shumë kryetar
komunash  apo bashkish, shqiptarët i njohin si të paprekshëm (pas tyre
prapavija e fortë qëndronte partia) madje figura anekdotike (të kthyer në:”
bejlerët e komunave”) , u dërguan në rastin më të parë të kontrollit, në dyert
e prokurorisë  si dhe të mësonin numrat e qelive, shokët e dhomës etj,
etj, ngase kishin shpërdoruar financat publike dhe “rojtari” (apo “bekçiu i
financave publike”  etj) i vetëm, pra ç’mund të jetë në këtë rast i
pikasi me “sulmin e tij të parë”. Ç’bëhej gjer atëherë më këto financa, çfarë
rezultati kishin paraardhësit dhe që kur s’u kishte shkuar ndërmend
abuzuesve  se: Çeçua kishte biçak, thonë labërit dhe kush prish duhet të
përgjigjet.

Më vijnë ndër mend këto pyetje: Sa është
numri i zyrtarëve të lartë, që u dërguan  përpara ligjit në kohën e
paraardhësit,dhe përse ky fenomen si korrupsion mori përmasa të mëdha në
mandatin e dytë qeverisës të mazhorancës së djeshme. Cili ishte roli i KLSH në
luftën kundër korrupsionit, kur fytyra e shtetit nxinte nga kjo  tablo
malinje. A e njihte publiku KLSH-ën dhe a e dinte se kishte një institucion që
duhej të vepronte në mbrojtje të financave të shtetit? Përse u zbeh aq shumë
puna e KLSH duke i lënë dorë të lirë zyrtarëve për të shpërdoruar financat
publike? Pyetja e taksapaguesve ishte e këtillë:Si mundet të bashkëjetojë i
korruptuari me atë që e lufton korrupsionin. Përse  zëri i KLSH është
mekur, ku e ka hallin,etj,etj.

 

 Kur
shohim veprimtarin në këto pak kohë të KLSH…


 Kur shohim veprimtarin në këto pak kohë
të KLSH, kuptojmë se ky institucion nuk paska pasur vetëm raportimet në themel
të punës së tij, por vënien përpara ligjit, pra deri atëherë të gjithë
thërrisnin:Kapeni  të korruptuarin edhe ata, që duhet realisht ta kryenin
detyrën, pra të kapnin hajdutin.
KLSH,
kur filloi detyrën B.Leskaj ishte i vetmi zë në shkretëtirë, që filloi të
luftonte pa mëshirë këtë sëmundje,e cila vitet e fundit e kishte kapur për
gryke edhe vet shtetin. Shumë emra të paprekshëm ,të fortët e partive që
drejtojnë jo pak komuna dhe bashki  kanë tashmë emrat edhe në listat e
hetimit të prokurorisë.

 KLSH
ka 1.5 vit që edhe e vetme e filloi vrundllshëm luftën kundra fenomenit të
korrupsionit në administratën shtetërore. KLSH ngriti zërin për abuzimet në
Bankën e shtetit me financat e taksapaguesve. U habitën drejtuesit e
saj:Paskemi edhe ne kontroll….

Dua të prek fenomenin e përfolur të pronave
në bregdete dhe abuzimet që janë kryer.

Sa e sa letra kanë dërguar dhe çdo ditë kanë
shkuar drejt piramidës shtetërore të nisura nga jugu për abuzimet, ku abuzimet
janë denoncuar në çdo emision ,gazetë,medium, forume etj, etj, por që askush
nuk ka vënë gishtin, ku dhëmbë plaga. Duhet theksuar se ndërsa qeveria e re
solli një farë optimizmi me fjale dhe asgje me vepra për të luftuar këtë
fenomen të vetmin institucion që gjeti madje luftëtare kundër korrupsionit
(bënte një vit jetë që vepronte edhe e vetme  në këtë luftë kundër
korrupsionit) ishte KLSH dhe duhet sqaruar se çfarë ngjet dhe çfarë pasoja ka
kur lufton korrupsionin.
Përpjekjet 
e KLSH kanë për qëllim për të luftuar  korrupsionin dhe për të mbrojtur sa
më shumë të jetë e mundur financat e shtetit. Në fund të gjitha kostot e
korrupsionit janë të paguar nga konsumatori dhe tatimpaguesit . Ato pra
financat  kanë nevojë për mbrojtje .Dhe duhet thënë qartësisht se tash
KLSH është mbrojtësi i vërtetë i tyre. Këtë luftë KLSH veçse një vit e ca po e
bënë në mënyrë të përhershme,madje gati agresive dhe duhet kuptuar se ata që
bëjnë detyrën ndryshe nga prokurorët,gjyqtarët etj, etj, janë më me pak mbrojte
që luftojnë këtë fenomen, që në këtë vend ka hapur një fushë veprimi prej 20
vjetësh. Iku qeveria e parë dhe e la sheshit,erdhi tjetra dhe e mbolli me keq
dhe korrupsioni  u bë tash e 20 vjet,lulja mos më prek,ngase gardiani që
duhet të mbronte ishte vet i infektuar.


Ma. Anëtar i Akademisë
Evropiane të Arteve