Gëzim Llojdia: Nga koha e luftës së ftohtë, nëndetëset-një histori që përfundoi në tokë

1027
Ankorimi: Të dhëna teknike: pesha, madhësia, armatimi, dhomat, lokalet ,temperatura, sistemi i shërbimeve ,dhomat ajrimit ndenjes,veshjet dhe gjithçka për nëndetëset. Nëndetëset i kam parë të ankoruara tek bankina e tyre ,në gjirin e Pashalimanit . Tre nga katër gjitarët siç dua ti quaj në të vërtetë nuk ekzistojnë më,qartësisht kujtimi i tyre ruhet vetëm nëpër fotografi,e katërta ruanin një tis të mjegullt , të ftohtë,krenare dhe të frikshme. Një masiv hekuri në formën e një gjitari deti .Syprina e sipërme e tyre e barkosur për të vijuar nën ujë ku shtrihen pjesa tjetër. Uji ku gjysma e nëndetëseve i fshihet syrit të njeriut është i kthjelltë dhe ka peshq të shumë. Kam shoqëruar mjaftë turistë , të cilët e njohin historinë e Luftë së Ftohtë dhe bazën detare në Gjirin e Pashalimanit .Nuk mund të hysh brenda . Kapakët e hyrjes janë me dyllë ushtrie, që do të thotë ;nuk lejohet. E treta nuk është fringo e re. Këtë e kanë quajtur nëndetësja 105 që në të vërtetë, nuk ka të tilla, aty në bazën e tyre, por që trillimi i përket shkrimtarit tek filmi i njohur shqiptar . Kjo pra nëndetësja së bashku me moto-vedetën “Mujo Ulqinaku “ e njohur tek filmi shqiptar “Duel i heshtur “, ishin fokusuar në kuadër të një projekti ku do të vendoseshin tek muzeu i Marinës. Edhe një moto-vedetë, që do të vendoseshin në kanalin për të jetësuar projektin e muzeu të marinës . Por që ky projekt nuk u bë kurrë.Shtjellim: Orikumi ,që në vitet 60 njohu jetën e natës ,kur nëpër qytete dhe katunde të këtij vendi flihej herët Aty dikur ishin rusët . Rusët pinin vodkë. Luanin futboll. Rusët aty ku sot është bashkia ishte shtëpia e kulturës .Kërcenin tërë natën . Ikën rusët dhe erdhën kinezët . Këta ishin krejt e kundërta .Tërë ditën punonin dhe tërë natën e Perëndisë , flinin gjumë . Qyteza e vogël flinte për të filluar më shpejt punesat e ditës .Janë orët fundit të ankorimit të nëndetëseve që do të përfundojnë në hekur . Një tjetër nëndetëse gjendet nën ujë . Të pasionuarit e detit thonë se ka mjaftë anije të mbytura nga luftërat . Një prej drejtuesve të nëndetëseve më ka treguar se unë e njohë me pëllëmbë gjirin e Vlorës , sepse me nëndetëse jam ulur në fundin e tij, por nuk ka kaq shumë anije të mbytura , sa shprehen zhytësit amator të ujit. Të dhëna për nëndetëset: Në strehën Pashalimanit ,gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaksi që në shekujt 5 para Krishtit , në vitin ’43 ka qene një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët . Nëndetëset shqiptare janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug .Kanë udhëtuar për një strehë tjetër .Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos .Çfarë ishte baza e Porto Palermos? Baza e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shuam se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake . Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu , për tu bërë baza e një mjeti tjetër detar . Këto quheshin katër-silurues . Mjet sulmues i përmbi ujshëm i forte si roje e detit. Katër silurueset do të vinin nga Kina , aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘ 80 kur u prishën marrëdhëniet me shtetin e largët aziatik dhe me vëllezërit e shkurtër të verdhë .Sipas komandantit të njërës nëndetëse Bardhyl Nika, provat për nëndetëse në Palermo u kryen për një periudhë 8 mujore nga qershori i vitit 1986 deri në marsin e vitit ’87. Ishin 4 nëndetëset , nëndetësja 3 bëri provat. Cilat prova dhe në çfarë konsistonin ato ? Provat ishin në hyrje dhe dalje, karikimet .Provat u bënë për 8 muaj .Muaji prill solli zhvendosjen e 4 nëndetëseve nga baza e Pashalimanit me të gjitha resurset e tyre dhe u përqendruan në Palermo ,në bazën më të re , në strofullin më të heshtur . Për mote të tëra heshtur në tunelin e Palermos. Nëndetëset e nisën garën nga kohërat e luftë së dytë .Si të tilla mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave. Asgjëkund syri,nuk të ndesh një monument deti kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e e saj , formën , mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi , përbënë armatimin ushtarak , për një vend të vogël në kohët e një lufte të madhe . Ato janë atraksioni më i madh i gjiritë Vlorës në vendin tone dhe po shkruajnë fundin e fundmë të një epoke që ne e quajtëm Lufta e Ftohtë . Kur u përqendruan nëndetëset në Palermo ,baza e Pashait u mbush me Grupin e Sazanit .4 vjet qëndruan nëndetëset në Palermo. Në vitin 1992 nëndetëset u rikthyen në bazën e hershme të tyre në Pashaliman . Nëndetësja tre që komandohej nga B. N. qëndroi 8 vjet në dok . Në vitin ‘ 88 u fut në dokun e Pashalimanit . Ka ndenjur jashtë dhe nuk u riparua plotësisht .
Të dhëna për nëndetëset: Karburanti: Në një ore 175 litra karburante harxhonin . .Rezerva ishte 119 tone diezel. Nga vinte karburanti i tyre . Mund te kishte edhe nga Rusia .Uji: -11.3 ton ujë cisterna .Vaj: -9.8 ton vaj. Përmasat : E gjate 76 m. E gjere 6.3 m . Pesha :Në gjendje për lundrim për te lundruar me ujë dhe karburante pesha shkonte 1045 ton në ujë . Dhe kur zhytej pesha shkonte në 1298 ton sepse mbushej me 253 ton ujë për te zhytur. Bateritë : 224 bateri ne 2 dhoma Njëra dhomë mbante 112 bateri . Pesha e një baterie 750 kg . Nen ujë punohej me bateri vetëm 1 ore . Nxire jashtë periskopi ne thellësi 9.5 m nxjerre një tubo thithëse qe mere ajër qe punon diezeli. Sistemi diezel i nëndetëseve: Sistemi diezel përbëhej nga 2 motorë me nga 2000 k/fuqi shpejtësia arrinte 18 milje ne ore. Përmbante dhe 2 elektromotorë kryesorë. Fuqia e këtyre elektromotorëve; 1350 k/fuqi, shpejtësia është 13 milje në orë. 2 elektromotorë ekonomikë, secili nga 50 kuaj/ fuqi me lidhje dhe shkëputje. Shpejtësia 4 km në orë me këtë, shpejtësi mund të përshkosh 300 milje rrugë dhe duhet bërë karikim baterive. Temperatura: Në verë brenda arrinte në 45 gradë. Filmi: “Balla për ballë” që tregon marinarët të veshur me kapotë nuk i përgjigjet një realiteti. Përmban:12 silurë. Diametri i një siluri 533 mm. Koka shpërthyese kishte 400 kg tritol mbante 22 mina fundore i vendoste ne fund te detit. Nëndetësja ka 7 dhoma. 1-i pari i silurëve dhe i fjetinës së marinarëve. Silurët, ka 6 fole silurësh , që futen . Ato ndahen në 4 ne bash dhe 2 ne kiç . 2 të kiçit janë për vetëmbrojtje dhe duhet të jenë akustike që të vijë dhe të ndjek .4 të tjerat janë për gjuajtje dhe ka edhe 6 silurë rezerve . 2-lokali i baterive . Radiove dhe fjetina e ngrënia e oficerëve dhe komandantit te nëndetëseve dhe zv-komandanti. 3-posti qendror i drejtimit te nëndetëseve, timoni vertikal, horizontal, periskopi, shpejtësia matësi, aparaturat matëse dhe aparati i drejtimit dhe qitjes me silur. 4-lokali i baterive, kuzhinës dhe fjetinës së nënoficerëve dhe marinarëve .Bateritë janë poshtë janë të lidhur me ventilim. 5-lokali i motorëve me nafte dhe karikimit ta ajrit. 6-lokali i elektromotorëve nën ujë dhe mbi ujë . 7-lokali që ka 2 silurë dhe posti rezervë në rast prishje të krahut të peshkut dhe zemra e nëndetëseve që pompojnë vaj në të gjithë mekanizmat. Presioni i ajrit në nëndetëse: Nëndetësja ka 22 bombola ajri secila ka 410 litra ajër që komprimon ajër. Nga këto 6 janë brenda në nëndetëse . 3 janë në lokal të dytë dhe të 4 janë rezervë të karikuar me 200 atmosferë. Të tjerat janë nen kuverte 16 përdoren për te shfryrë ajrin e cisternave të nëndetëseve, ajo ka 10 cisterna teëndara ne 3 grupe. Nëndetësja zhytej me atë presion qe ka sipërfaqja. Mbahej ai presion, dhe nuk kuptohej. 
Sistemi i shërbimeve: 2 tualete, 1 në motor, 1 posti qendror . 1 dush . Në nëndetëse përdorej veshje e lehtë. Marinarët qëndronin brenda me brekë nga temperaturat e larta. Nëndetësja kishte kapacitete te qëndronte 30 dite në ujë. Nëndetëset tona kanë lundruar 21 ditë në vitin 1971. Ushqimi kuota ishte në tokë 108 lekë dita. Në det ishte 250 lekë dita. Çdo gjë ishte 2. pra të dubluara. Anija tepër të sigurta vetëm donin mendje. Presioni: deri në 30 metra ndihej pak poshtë nuk ndihej. Balancimi :Çdo lëvizje nga një lokal në tjetrin duhej bërë me leje, sepse bëhej balancimi nëse do të lëvizte nga dhoma në dhomë krijonte lëkundje. Çdo lëvizje bëhej me urdhër . Në gjirin e Vlorës në vitet ‘60 nëndetëset i dëgjonim kur gjëmonin brenda gjirit. Më e veçanta ishte, se ato kishin pajisje dyshe d.m.th. për çdo gjë kishin pajisje, që nëse njëra prishje ose bllokohej vihej tjetra në funksionim. Nga të cilat sistemi hidraulik pësonte më shumë defekte. Kur bënin uljen nën det pësonin edhe defekte por pjesa tjetër vihej automatikisht në funksion. Problemi më i madh qëndronte kur binte zjarri. Kur binte zjarr izolohej duke u mbyllur dhe mungesa e oksigjenit e shuante flakët. Ne kemi bërë remont kapital për nëndetëset këtu në Pashaliman. Veshja e nëndetëseve: Ato përbëheshin nga një veshje e fortë metali ishte pjesa e jashtme dhe e brendshme rreth 2 .5 cm. Kishin motor të fuqishëm. Kishin dhoma apostafat edhe për të vdekur. Gjithçka ishte parashikuar edhe rastet e mortit dhe kthina e veçantë ku mund të mbyllej kufoma deri sa të përfundonte misioni. Bateritë e nëndetëseve kushtonin shumë. Në ’97 ato u vodhën. U vodhën kolltukët , pajisjet, aparaturat dhe nuk dihet as për çfarë i donin. Më të shumtën e kohës nëndetëset qëndronin të stacionuara . Nëndetëset ishin një prodhim 50 vjeçar dhe ishin tepër rezistence . Flitet se ato kanë kryer edhe misione të largëta por nuk dihet sa është saktësia e këtyre thënieve. Nëndetëset uleshin diku aty ku është sot porti i jahteve në Radhim bënin manovrat e uljes një proces me mbushje uji dhe zhytje. Avarit ishin , por edhe sistemi i dyfishtë për gjithçka i kapërcente ato. Ne i riparuam krejt par bëmë riparim kapital kur ikën edhe kinezët në uzinën tonë. Në vitin 1997 u hyri edhe “mola” ndryshku dhe tashmë bëjnë vetëm punën e një treguesi, që dikur kishim gjitarë deti, nëndetëse por që tashmë nuk janë më. Ose janë të vdekura të lidhura në portin e tyre, në Pashaliman. Ngjyra gri sipër dhe ndryshku në pjesën e poshtme janë tregues të një kohe të ikur, për këta gjitarë mund të flitej në kohën e shkuar, pra dikur ishin, ose ekzistonin sepse ato janë vetëm pjesë hekuri të fortë 100m të gjatë rreth 8m të larta dhe kulla sipër treguese.. Dhe këtu në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 vetë. Zbarkoi më 5 janar të vitit 48., në tokën e fisit Kaon, Çezari për në Orik nisi një garnizon i përbërë nga ushtarë parthinë dhe banorë vendas, të komanduar nga oficeri i Pompeut, Luc Torkuati. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit , nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës.
Sigal