Gëzim Boçari: Ligjësimi i pushtimit të tokave dhe i pronësisë është legalizim i pastrimit të parave

567
Jakup B. GJOÇA

Gëzim Boçari, Antar i Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”
Dekriminalizimi i Shtetit do të realizohet vetëm nëse nga ndërkombëtarët do të kushtëzohet “arrestimi” i neneve, që bien ndesh me të drejtën e pronës konform detyrimeve kushtetuese
VKM-ja e fundit e qever isë, e cila anulon të gjitha titujt e pronë sisë që janë fituar nga ligji 7501 ka ngjallur debate, paqartësi, kundërshti të mëdha.
Gëzim Boçari, Anëtar i Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet, se edhe kjo VKM është në kundërshtim me ligjet dhe të drejtat kushtetuese për të drejtën e pronës dhe pronësisë. Zoti Boçari shpjegon se korrupsioni në Shqipëri fillon pikërisht nga tjetërsimi i pronës dhe pronësisë dhe zgjidhja është arrestimi i personave fizikë, por “Vaksina e duhur antikorupsion nuk është burgimi i këtij apo atij, por është miratimi i një ligji që të shmangë standardet e shumëfishta dhe korrupsionin 1991- 2018 me pronat”. Madje, zoti Boçari thotë se “Deri sot oligarkia politike ia ka dalë dhe e ka mashtruar Strasburgun, duke abuzuar me termat “kompensim”, “legalizim” dhe “interes publik”.
-Zoti Boçari, cili është opinion juaj për zgjidhjen që i ka dhënë politika dhe maxhoranca aktuale problemit të pronës ? 
Janë dy problemet më themelore që drejtuesit e politikës pas vitit 1991, i kanë future në rrugë të gabuar. Problemi i parë që po kushton jetë njerëzish është prona, pasi është krijuar anarki e titujve të pronësisë në kundërshtim me frymën dhe përmbajtjen e detyrimeve kushtetuese dhe problem i dytë është simboli kombëtar. Këto dy probleme duhet të analizohen dhe të korrigjohen pasi janë rrugë e gabuar. Këto dy probleme të trajtuara në shkelje të parimeve themelore dhe të interesave kombëtare po çojnë në prishjen e idetitetit kombëtar dhe konvertimin e gjithçkaje në para dhe prona për interesat e oligarkisë politike. 
Legjislacioni dhe praktika zyrtare e derisotme për pronat është antikushtetues edhe pse Gjykata Kushetuese “nuk përzihet” Ky legjislacion korrektuar për ato pjesë, për ato prona dhe ato raste që bien ndesh me Kushtetutën e Konventën. Deri sot oligarkia politike ja ka dalë dhe e ka mashtruar Strasburgun, duke abuzuar me termat “kompensim”,” legalizim” dhe “inters publik”. Këto janë parime të drejta, që pronarët nuk i kundërshtojnë nëse ato zbatohen në përputhje me Kushtetutën, por në praktikën zyrtare dhe komunikimet me Strasburgun këto koncepte janë keqpërdorur nga përfaqësuesit e Shtetit duke interpretuar në mënyrë eklektike shkresa që i përcjellin ping-pong me njëri tjetrin. Ne duhet ta bllokojmë dhe demaskojmë këtë praktikë, që është bërë për të maskuar hajdutërinë e klaneve postkomuniste mbi pronat e shtetit dhe pronat që në zbatim të detyrimeve Kushtetuese dhe të Konventës, duhet ti kthehen fizikisht subjektit të shpronësuar. 
Pushtetetarët e korruptuar që kërkohet të arrestohen nuk janë “Peshku i madh” ato janë pasoja të platformës së Katovicës që planifikoi Ramiz Alia dhe u zbatua me konseguencë nga oligarkët e të dy krahëve të Kuvendit dhe të politikës. Dekriminalizimi i Shtetit do të realizohet vetëm nëse nga ndërkombëtarët do të kushtëzohet “arrestimi” i neneve që bien ndesh me të drejtën e pronës konform detyrimeve kushtetuese. Vaksima e duhur antikorupsion nuk është burgimi i këti apo atij por është miratimi i një ligji që të shmangi standardet e shumëfishta dhe korrupsionin 1991-2018 me pronat. Nëse kjo maxhorancë do vonohet do të vlejnë disa vendime të GJEDNJ ku të sanksionohet detyrimi shtetit për të zbatuar origjinën e pronës dhe detyrimet që përcakton neni 181 dhe 41 i Kushtetutës. 
Po shoqatat si mendojnë për zgjidhjen ? 
Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatat e tjera të pronave, disa herë e kanë dhënë zgjidhje të përshtatëshme. Në 2013 kemi paraqitur dhe draftin e projektligjit që e zgjidh problemin konform Kushtetutës dhe kërkesave të Strasburgut. Ky propozim që njëkohësisht nuk ka kosto financiare për taksapaguesit shqiptarë, po qëndron në sirtaret e politikanëve. Ne insistojmë se zgjidhja e qëndrushme e pronës kërkon diskutimin e propozimit tonë me juristët e maxhorancës dhe opozitës dhe juristëve të huaj të B.Botërore, FMN, të SHBA dhe BE. 
Prona duhet të kthehet fizikisht tek pronari konform kadastrës së vitit 1945, duke parashikuar kompensim për ato pjesë që gjatë 1945-1991 janë tjetërsuar për godina banimi ose për nevoja publike. Pushtetarët e korruptuar të dënohen por jo me burg se nuk kemi kaq shumë burgje por të paguajnë pronarët për dëmin e shkaktuar. Ndonse ndërkombëtarët janë të shqetësuar nga trafiku i drogës dhe kërkojnë “peshqit e mëdhej” ata merren me pasojat dhe jo me burimin që është trafikimi i pronave. Legalizim i pushtimit të tokave dhe i ndërtimeve paleje të personave të tretë në toka të pronarëve në fakt është legalizim i pastrimit të parave dhe aktivitetit të drogës që ndërkombëtarët nuk arijnë ta kuptojnë. Pronarët çdo ditë e më shumë po guxojnë të mbrojnë të drejtat e tyre. Media gjithashtu po çlirohet nga kontrolli i politikanëve.
Meqenëse jemi në vitin kushtuar Heroit Kombëtar më lejoni të paraqes publikisht këtë problem për deputetët e Kuvendit aktual, që ata të angazhohen për të analizuar dhe korigjuar vendimin e gabuar të Kuvendit të Shqipërisë në Nëndor 1992, që vendosi : “ … në Flamurin Kombëtar të vendoset shqiponja e përdorur në vitet 1960-70, duke i ndryshuar kthetrat”. Deputetët e 1992 duke refuzuar propozimin që në Flamur të vendosej simboli autentik i Gjergj Kastriot Skënderbeut, që gjendet në vulën zyrtare të tij, dhe duke pranuar simbolin e shekullit XX, kanë cenuar historinë dhe kanë bërë që në të gjitha ceremonitë shtetërore zyrtare të Presidentit, të Kryeministrit, të ushtarakëve dhe i gjithë populli të prezantohemi dhe të nderojmë një symbol të shekullit XX, duke mos reflektuar dhe duke mohuar historinë tonë. Vula zyrtare e Heroit kombëtar përfaqëson një monument shumë të çmuar të kulturës tonë shumëshekullore, që nuk duhet të ishtë lënë në një anë, pasi prej kohës kur u zbulua nga Prof. Dhimitri Pilika e deri në 1991 auteticiteti i saj ishte vërtetuar plotësisht nga disa burime. Flamuri që ne kemi sot ashtu si dhe ai i Kosovës shpeh emocionet e këtij brezi por jo historinë, kulturën dhe traditën shumëshekullore pellazgoarbërore. Zgjidhja është e thjeshtë nëse deputetët nuk janë robër të gabimeve dhe kanë patriotizmin e mjaftushëm që kërkon posti i nderuar i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Nëse publikohen dhe analizohen argumentat në referatin e gjatë në seancën Parlamentare të deputetit Moikom Zeqo dhe të ndjerit historianit Kristo Frashëri, evidentohet se ata me argumenta periferike, orientuan në rrugën e gabuar. Mjafton të organizohen tryeza specialistësh të heraldikës për të kuptuar se është bërë një gabim historik. Është detyrim kombëtar korrektimi i Flamurit Kombëtar konform formës grafike të simbolit të Heroit kombëtar, kuptohet me ndryshime në atë masë që lejon disiplina e heraldikës.
-Zoti Boçari, ju si do ta vlerësonit VKM e qeverisë për anullimin e Ligjit 7501 për tokat bujqësore në Bregdet ? 
Lidhur pronën, kujtoj se pak kohë më parë Kryeministri duke ju drejtuar opozitës në Kuvend tha se për shkak të pronës të zgjidhur keq nga Sali Berisha janë vrarë mbi 8000 shtetas. Këtë situatë të rëndë e kanë pranuar dhe deputetë të tjerë por të dy krahët nuk kanë interes për zgjidhjen e problemit. Edhe sikur të gjithë fajet t’ja lemë Sali Berishës, drejtuesve të partive politike parlamentare dhe drejtuesit të maxhorancës i mungon vullneti politik për të zgjidhur problemet konform detyrimeve kushtetuese. Prandaj zgjidhja kërkon diskutimin në parim. Maxhoranca e tanishme po ecën në rrugën e gabuar të nisur fill pas vendosjes së pluralizmit pseudodemokratik. 
Pronarët janë pala e konfiskuar dhe e keqtrajtuar nëpërmjet veprimtarisë 45 vjeçare të luftës së klasave që filloi pas datës 29 Nëndor 1944 e deri sot, kjo luftë kasash pas vitit 1991 u modifikua në sistemin e pluralizmit kleptoktatik. Në këto 27 vjet ligjet për pronat janë burimi që ka kriminalizuar gjykatat, prokurorinë, përmbarimin dhe vetë Shtetin.
Të gjitha VKM, e bëra pas ligjit 133/2015 ashtu si dhe vetë ligji 133, janë vazhdimesi e platformës së Katovicës që filloi në 1991 dhe vazhdon deri sot. 
Teksoj se në procesin e hartimit të draftit të ligjit 133 dhe VKM të dala për zbatimin e tij nuk janë konsultuar me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve, por strukturave të BE i është rraportuar e kundërta. Ky ishte shkaku i largimit demostrativ të pronarëve nga ceremonia për e prezantimit të ligjit 133/2015 në hotel Sheraton në Tiranë, që u organizua me praninë e Kryeministrit dhe të disa ambasadorëve. 
Ku bazoheni në këto që deklaroni ? 
Papërgjegjshmëria dhe pandëshkushmeria është e pakonceptueshme, mjafton të them se ka edhe vendime të GJEDNJ, që mbahen të paekzekutuara për interesa klanore, ndërsa Strasburgut Avokati i Shtetit i raporton se ato janë egzekutuar. Dua të them se fajin nuk e ka një njeri qoftë ai kryeministër, ish Kryeministër apo President. Duhet luftuar burimi i sistemit pseudodemokratik dhe kleptokratik, dhe kjo nuk mund të bëhet pa kushtësimin në kohë dhe monitorimin nga ndërkombëtarët, ashtu siç bëri znj. Madlen Ollbrajt me Millosheviçin 
Ligji 133/2015 është mohim i origjinës së pronës dhe imponim të kompensimit. Ky kompensim bie ndesh me kushtetutën. Ligji 133/2015 tregon qëndrimin konstant të mungesës së vullnetit politik dhe nivelin e seriozitetit ndaj detyrimit moral, kombëtar dhe kushtetuese për zgjidhjen e qëndrueshme të problemit të pronave konform detyrimeve kushtetuese. 
Situata e nderë që ka krijuar ligji 133/2015 është përmbyllja e ligjit 7501, ligj që u hartua konform platformës së Katovicës që la pas Ramiz Alia. 
Mendoj se analiza me cilesore e legjislacionit për pronat, në pikpamjen juridike, është analiza e të ndierit Av. Pirro Totozani, e botuar nga « Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut » dhe « Zyra Juridike Falas e CAFOD ». Kjo analizë së bashku me atë të Av. Agim Tartari mbetem aktuale dhe janë shume me cilesore se analizat e specialisteve të tjerë të mëvonshëm përfshi dhe ata te B.Boterore. Ligjet e dala pas kesaj periudhe kane te njejtin difekt lidhur me shkeljen e te drejtes së pronësisë. Ato ruajnë të pa prekur dy fjalë qëmaskuar në nenin 8 të ligjit 7501 dhe mohojnë karakterin rregullues të nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës. Këto dy fjalë shprehin djallëzinë e vazhdimit të luftës së klasave që filloi me 29 Nëndor 1944 me konfiskimet dhe shtetëzimet dhe mbi 5000 të vrarë me gyq dhe pa gjyq që përbëjnë korrnizën e sistemit 1945-1990. Analiza e pronave e Zyrës Juridike falas, me të gjitha punimet e tryezës për legjislacionin për pronën është e publikuar në vitin 2000 nga QSHDNJ dhe i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit në atë kohë z. Skender Gjinushi dhe për qeverinë i është dorëzuar ministrit kundër korrupsionit Ndre Legisi por nuk pati asnjë reagim dhe gjëndja është kjo që kemi sot , ku si Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, kur firmosin nuk lexojnë të plotë detyrimet kushtetuese, por gjejnë manovrime juridike dhe spekullojnë me gjithfarë mënyrash përfshi dhe spekullimin me konceptin e drejtë të respektimit të intrersit publik. 
«Neni 4 i Dispozitave Kalimtare Kushtetuese/1991 thotë: Republika e Shqipërisë njeh dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,…»
Por me ligjin 7501 për shkak të mentalitetit komunist të atij parlamenti u realizua sistemi kleptokratik sipas platformës së Katovicës. Me ligjin 7501, duke manovruar me zonat kadastrale Shteti pluralist e dhunoi pronën private, që dihet se ishte e mbrojtur nga Neni 1 i Protokollit 1 të Konventës dhe e trajtoi pronën e grabitut me ligjet e diktaturës si pronë të oligarkisë politike. Me këtë pronë kanë abuzuar të gjitha mazhorancat nga 1991 e deri sot. Për të vërtetuar këtë mjafton të citojmë nenin 8 të këtij ligji që thotë: “Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë e fizikë, nuk njihet pronësia e mëparëshme, as madhësia dhe as kufijtë e saj para kolektivizimit”. Në nenin 24 ligji 7501 thotë: “Kriteret për ndarjen, regjistrimin, ndryshimin, kalimin në pronësi, vlerësimin e dhënien me qira të tokës, si dhe detyrat e kadastrës, caktohen nga Këshilli i Ministrave”. Neni 25 i këtij ligji thotë: “Toka bujqësore që merret në pronësi sipas këtij ligji, trashëgohet në bazë të dispozitave ligjore për trashëgiminë, që do të miratohen”. Duket qartë mentaliteti i atyre që hartuan ligjin 7501 në 1991 por dhe i ekspertëve që e ruajtën të paprekur këtë nen dhe frymën e këtij ligji duke e rinovuar atë në të gjitha ligjet e tjera të miratuara të miratuara deri më sot. , ligje që kriminalizuan drejtësinë dhe Shtetin edhe pse ai bie ndesh me dhÇ’do të thotë kjo derisa ligji për trashëgiminë ka ekzistuar dhe s’ka qenë i nevojshëm ndonjë miratim tjetër. 
-Zoti Boçari, ju si do ta vlerësonit Pse VKM dhe qeveria kërkojnë të shpronësojnë tokat bujqësore në Bregdet me qëllim ta japin pas këtaj për investim me koncension? 
Mendoj se Gjykata Kushtetuese këtë rradhë nuk vendosi sipas interesave të oligarkisë politike.
Në të kundërt pronarët e mirfilltë të zonave turistike do të mbeten paditës dhe rivendikues permanent. Të drejtat do t’i gjejë vetëm ai që do drejtohet në Gjykatën e Strasburgut. Por janë dhe vendimet e pritëshme të kësaj Gjykate që do të evidentojnë mungesë serizitetit, mashtrim dhe dizinformim të institucioneve të Strasburgut. 
Kjo VKM është vjedhje e maskuar me ligj, që ka filluar me shpikjen e titullit person i stimuluar në nenin 7ç të ligjit 7665 dt 21.01.1993, (Ligj i investuar në atë kohë nga BERZH dhe Banka Botërore) ligj me të cilin nëpërmjet Komitetit të Turizmit oligarkia politike i jepte të drejtën vetes të përvetësonte trojet turistike që i pëlqenin, pa pyetur fare nëse ato ishin të Shtetit apo të pronarit. Neni 7ç që maskonte vjedhjen, më vonë është anulluar por ka një paralelizëm të plotë me këtë VKM. Kjo tregon se nuk zbatohet Kushtetuta posaçërisht neni 181 i saj. 
– A duhet të shpërblehen “pronarët” që ligji 7501 u dha tokën buqësore? Kjo është një pyetje që kërkon debat duke pasur përballë specialistët që kanë hartuar këto ligje dhe VKM dhe nuk mund të zgjidhet me një intervistë. Nëse qytetari me ligjin 7501 ka marrë prona që nuk i janë shpronësuar atij ose famljes së tij, atij nuk i takon asgjë as me të vjetrën dhe as me të renë dmth referuar Kushtetutës së Shkodrs që i përket shek XIV, Kanunit të Lekës, Biblës, Kuranit, Kushteutës në fuqi dhe Nenit 1 të protokollit 1 të Konventës, ato janë prona të grabitura dhe duhet të kthehen në origjinë. Ato janë si tokat që fali reforma agrare në 1946 dhe zgjatën deri sa ra ai system. Malli i grabitur në çdo kohë i kthet të zotit së bashku me frutet e tij të munguara. 

Si duhet të veprojë shteti me ata? Zgjidhja Qeverisë i është dhënë disa herë dhe zgjdhja e fundit me përmirësime të plota është dhënë në 2013 me projektligjin e Shoqatës që politikanët e kanë marrë në shqip dhe anglisht, por nuk kanë patur interes ta diskutojnë me shoqatën dhe eventualisht juristë të huaj që e njohin këtë fushë.
Sigal