Gentian Dule, organisti i talentuar

1741
Gentian Dule është organisti të cilit muzika i buron nga shpirti. Gjatë bisedës që ne patëm me të, ai shprehet që ka një kohë të gjatë që luan në organo. Dule është një organist shumë i talentuar. Ai luan shumë muzikën popullore dhe muzikën e lehtë. Marrëdhënia që ka me këngëtaret dhe instrumentistët e tjerë është shumë e mirë. Koha e lirë për muzikantin Dule është shumë e pakët, sepse edhe atë pak kohë që ka e shfrytëzon duke luajtur pjesë në organo dhe duke mësuar pjesë, sa më shumë pjesë të reja për t’i luajtur ato. Gentian Dule përveç organos ka edhe shumë pasion pianon ku thekson që në të ardhmen të ketë, pse jo si një mundësi të dytë edhe pianon ku herë pas here edhe e praktikon atë. Gentian Dule ka një performancë shumë të mirë muzikore në organo, madje luan me shumë emocion dhe mundohet gjithnjë t’i përshtatet edhe ambientit. Genti është pjesëmarrës në shumë aktivitete të shumta si mbrëmje muzikore si dhe aktivitete të shumta muzikore. Luajtja në organo ka lindur nga pasioni që Genti ka për muzikën. Muzikanti Gentian Dule ka shumë projekte në të ardhmen ku thekson që do të bëjë shumë pjesë instrumentale që do t’i shoqërojë edhe me klipe. Ëndrrat e madhe të Gentit për t’u bërë një artist sa më i famshëm janë të shumta, dhe ne, publikut, na mbetet vetëm t’i shijojmë. 

Enea Cenko 


Sigal