Gazetat greke/ Shqipëria: Reagime për “zhdukjen” e 1.300 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme

103
Gazeta më e madhe greke “Proto Thema” i kushton një reportazh çështjes të 1.300 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme, që janë futur në Shqipëri nga Italia, por që deri tani askush nuk di, se ku kanë …humbur gjurmët e mijëra ton mbetjeve të rrezikshme. Gazeta “Proto Thema”, duke iu referuar botimeve të Medias Italiane dhe deklarimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan se 1300 kontejnerët me mbetje të rrezikshme nga Italia, që janë importuar në Shqipëri nga Mafia italiane Dekreta, janë groposur në Shqipëri, madje përmend edhe Durrësin, Vlorën, Fierin, Dibrën, etj, si vendet e mundshme. Sipas gazetës “Proto Thema”, përgjegjësia është e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama. Madje gazeta greke i referohet edhe ligjit të Plehrave që votoi qeveria e Edi Ramës, por që ky ligj u rikthye nga Presidenti i Shqipërisë dhe, se akoma Parlamenti shqiptar nuk e ka rivotuar, pasi Partia e LSI dhe Ilir Meta, që janë në koalicionin qeverisës me Edi Ramën, janë kundër importimit të Plehrave në Shqipëri. 
Vazhdojnë në Shqipëri reagimet për problemin që është shkaktuar me 1.300 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, të cilat erdhën nga Italia, u futën në tokën e Shqipërisë dhe, paskëtaj, kanë humbur gjurmët e tyre. Prokurori I Durrësit ka ndërmarrë iniciative, duke dhënë urdhër hetimi, në bazë të botimeve nga mediat italiane, si edhe të mediave shqiptare. Durrësi, sipas informimeve, është porti detar, ku janë shkarkuar kontejnerët me mjetet e rrezikshme në verën e vitit të kaluar, sikurse theksojnë mediat italiane dhe shqiptare, të cilat nuk kanë dalë kurrë nga doganat shqiptare. Këtë çështje e publikoi për herë të parë revista italiane “Pianetta Italia”, për të dhënë vazhdimësi gazeta “Roma”, e cila u referohet mediave shqiptare. Sipas gazetës “Roma”, kontejnerët u shkarkuan u ngarkuan në limanin tregtar Italian Gioa Tauro. Duke u referuar Guardia di Fainanca dhe ambasadave në Tiranë dhe Shkup, gazeta italiane “Roma” thekson se mbetjet e rrezikshme nuk arritën kurrë në FIROM, dhe është në përfundim edhe kërkimet për të gjetur, se ku janë groposur këto mbetje të rrezikshme. Gazeta italiane në fjalë, duke iu referuar shërbimeve Antimafie në Kalabri, thekson se kjo çështje I përket organizatës mafioze italiane Draketa! Dyshimet bien më shumë në mundësinë që këto mbetje të rrezikshme janë groposur në territorin e Shqipërisë. Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, duke iu referuar burimeve të informacionit nga FIROM, vërteton këto informacione të palës italiane. Berisha thekson se vendet e mundshme ku mund të jenë groposur në Shqipëri këto mbetje të rrezikshme mund të jenë në Durrës, Fier, Vlorë dhe në Dibër dhe Shkodër, etj. Berisha akuzon si përgjegjës kryesor dhe të vetëm qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Nga ana tjetër, nga ana e qeverisë ka vetëm heshtje dhe asnjë përgënjeshtrim për asgjë. Në shtator të 2016, qeveria socialiste votoi në Parlament ligjin për importimin dhe riciklimin e mbetjeve nga vendet perëndimore. Ky ligj ishte krejtësisht në drejtimin e duhur nga premtimet elektorale, si edhe nga zotimet e vetë kryeministrit Edi Rama. Sikurse është e ditur, vendimi I parë I qeverisë së Edi Ramës, në 2013, ishte që të shfuqizonte ligjin që ishte votuar nga opozita e sotme shqiptare, që lejonte importimin e mbetjeve në Shqipëri për riciklim. Votimin e importimit të mbetjeve në Shqipëri e pasuan edhe krijimi I kompanive të biznesit që do të përpunonin dhe do të riciklonin mbetjet që do importoheshin nga vendet perëndimore, I cili shkaktoi reagimin dhe kundërshtimin e fuqishëm të opozitës së sotme shqiptare. Presidenti I Shqipërisë riktheu ligjin e importimit të Mbetjeve, por dekreti I Presidentit të Shqipërisë ende nuk është votuar në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka numrin e duhur të votave, sepse partia bashkë qeverisëse e Edi Ramës, LSI dhe Ilir Meta kanë shprehur publikisht që janë kundër votimit të importit të Mbetjeve në Shqipëri.
Përktheu nga gazeta greke “Proto Thema” Jakup B. GJOÇA