Gazetarja Lala ‘plas’ bombën: Policia fshehu provat në Kavajë, gjithçka lidhet me linjën e kokainës!

212

Ështe zbardhur dosja e prokurorisë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, pasi ishte thërritur në banesë nga Marsida Qatja.

Prokuroria ka konfirmuar se Marsida Qatja dhe Bledar Toçi kishin konsumuar kokainë dhe alkool përpara se të ndodhte vrasja, pak minuta pas mesnatës së të mërkurës. Mësohet se fjalët e fundit që ka thënë Haxholli në drejtim të Toçit kanë qenë: Po se ma bën ti këtë?!

Sapo ka mbërritur pranë banesës Dritan Haxholli ka qëlluar fillimisht në dritaren e kuzhinës së Marsida Qatjas dhe më pas ka hyrë në banesë, ku i është drejtuar fillimisht Xhuljo Bitrakut me fjalët: Me ty do të merrem pastaj!

Bledar Toçi së bashku me të vëllanë e tij, që siguroi kokainën në momentin kur ndodhi krimi do të hetohen dhe për trafik droge. Toçi do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje, dhe jo vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes, siç mund të pretendonte ai vetë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se shefi i sigurisë së burgjeve Bledar Toçi ka qëlluar në drejtim të Dritan Haxhollit.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka siguruar dhe dosjen, thotë se policia ka fshehur provat në ditën kur ka ndodhur ngjarja, pasi nuk përmendi një detaj kaq të fortë sa prania e kokainës në banesën e Qatjas. “Në banesë ka pasur shenja plumbash nga të gjitha anët, ç’ka tregon se aty mund të jetë ndryshuar dhe skena e krimit”, u shpreh Lala.

“Ku ishte policia kur Dritan Haxholli edhe pse në kërkim lëvizte i lirë në qytetin e Kavajës, dhe qëndronte në banesën e tij?”, ishte pyetja që ngriti gazetarja.

Lala shprehet se Bledar Toçi nuk do të ishte i pajisur me armën e shërbimit në rast se rektrutimet n ë burgje do të bëheshin në bazë të ligjeve dhe rregullave. Sipas saj ende sot nuk ka një reagim nga institucionet e burgjeve, sesi arriti Toçi të ngjitej në majat më të larta, në një kohë që njihej si kontigjent i trafikut të kokainës.

“Prokuroria e Kavajës duhet ti shkojë deri në fund linjës së trafikut të kokainës, pavarësisht presioneve që mund të ketë nga politika”, ishte apeli i mëtejshëm i gazetares